LAJMI I FUNDIT:

Të pranishmit në një shkollë të Michiganit u tronditën nga “bomba e bërë në shtëpi” nga njëri prej nxënësve të saj

Të pranishmit në një shkollë të Michiganit u tronditën nga “bomba e bërë në shtëpi” nga njëri prej nxënësve të saj

Një shkollë e mesme në Michigan u trondit pasi eksplozivi i ndërtuar nga një nxënës shpërtheu aksidentalisht.

Oficerët nga Departamenti i Policisë Newaygo u dërguan në Shkollën e Mesme Newaygo në 8:52 për një shpërthim brenda një klase, kanë thënë autoritetet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Një hetim paraprak nga policia përcaktoi se një student 16-vjeçar shpërtheu aksidentalisht një mjet shpërthyes të bërë në shtëpi që ai solli në shkollë.

Shpërthimi plagosi studentin dhe katër shokë të tjerë të klasës.

Zyrtarët e administratës së Shkollës së Mesme Newaygo menjëherë thirrën 911 dhe evakuuan shkollën, duke transferuar studentët në një garazh autobusi ndërsa personeli i urgjencës mbërriti në vendin e ngjarjes.

Të gjitha shkollat në qark kaluan përkohësisht në bllokim si pjesë e planit të operacioneve të emergjencës derisa policia vendosi që nuk kishte më kërcënime për studentët. /Telegrafi/