LAJMI I FUNDIT:

Të përjashtuarit nga “Higjiena” ankimojnë vendimin, Mazneva i shpërbleu pastaj i largoi nga puna

Të përjashtuarit nga “Higjiena” ankimojnë vendimin, Mazneva i shpërbleu pastaj i largoi nga puna

Punonjësit e larguar nga Ndërmarrja Publike “ Higjiena Komunale” Shkup kanë nisur betejën për rikthim në vendet e punës pasi pretendojnë se padrejtësisht janë përjashtuar. Ankesat i kanë dorëzuar në institucionin punëdhënës si dhe në Inspektoratin e punës. Pavarësisht pyetjeve të dërguara në Higjienën Komunale, nga kjo e fundit nuk u përgjigjën nëse ankesat kanë mbërritur dhe si do të veprohet.

“Na kanë ofruar ndihmë disa avokatë, pa asnjë denarë se e din si është rasti. Se këtu janë prekur kategoria e njerëzve që pastrojnë nga 450 tonelata në ditë mbeturina. Udhëheqës i ndërrimit kam qenë, me 38 vjet përvojë. Prej drejtoreshës, para disa muajve kam qenë i shpërblyer dhe tash menjëherë personi më i urryer. Shumë mirë e kanë thënë, kush nuk i bën amin Kosanës është kundërshtari i saj. Situata në Higienën Komunale, nuk e di edhe në Afrikë a ka kësi lloj represioni, diktature”, tha Ajdin Sherifi, i larguar nga puna.


Nga ana tjetër, Naser Bilalli tha se deri në pension i duheshin edhe tre vjet punë. Ai shton se arsyeja e vetme pse u shkarkuan bashkë me kolegët e tjerë ishte ngritja e zërit për paga më të larta.

“Punoj 39 vjet aty, asnjëherë nuk kam pas vërejtje, ankesë apo nuk kam qenë i thirrur për ndonjë problematikë qe e kam bë ndaj punës që e kemi kryer. Tash largohen njerëz që e pastrojnë bërllokun, qytetin. Sipas mendimit tim kjo është tmerr, s’ka logjikë por kjo po ndodhë për momentin. Largohen njerëz nga 30-40 vjet punë, punëtori që e ngarkon bërllokun. Kemi pas disa herë kërkesa me u ul me bisedu, me i parashtruar kërkesat e të punësuarve që kanë nevojë këta njerëz se janë me rrogë minimale”, u shpreh Naser Bilalli, i larguar nga puna.

27 punonjësit e përjashtuar nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” pretendojnë se nga puna janë larguar padrejtësisht pavarësisht vendimeve për punë mbi 30 vjet, respektimit të orarit dhe rregullores për punë në këtë institucion. Siç thonë ata pjesëmarrja në protestë është arsyeja e vetme e përjashtimit nga puna. Ditë më parë, kryetarja e Shkupit dhe drejtuesja e Higjienës Komunale konfirmuan se të përjashtuar janë pjesëmarrësit në protesta për rritjen e pagave, për pagesën e K-15 dhe kushte të tjera. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori