LAJMI I FUNDIT:

Të pasurit tani po blejnë nga hapësira: Çfarë dhe për sa para?

Të pasurit tani po blejnë nga hapësira: Çfarë dhe për sa para?

Njerëzit që kanë gjithçka në Tokë, tani duan të blejnë nga hapësira, sepse pse jo.

Për vite me radhë, koleksionistët e pasur kanë shfaqur një interes për meteoritët, të cilët u dëmtuan në hapësirë për qindra e mijëra vjet më parë, përpara se të përplaseshin me Tokën.


Meteoriti është trup i ngurtë, shumë i ngjashëm me gurët tokësorë, që bie nga hapësira në Tokë.

Sipas Guardian, më shumë se 70 meteoritët më spektakolarë të gjetur ndonjëherë do të shfaqen në shtëpinë e ankandeve ‘Christie’s’ javën e ardhshme dhe pritet të gjenerohen miliona euro. Një copë meteoriti, e vërtetuar shkencërisht që ka rënë nga hëna pritet të shitet për afro 205,000 – 285,000 euro, shkruan Anabel.

James Hyslop, i cili mbikëqyr ankandet ‘Christie’s’ në internet, tha se meteoritët janë bërë gjithnjë e më të famshëm tani që njerëzit duan të imagjinojnë se si duket hapësira. Disa prej njerëzve më të pasur në botë do të marrin pjesë në ankandin e ditës së martë. Hyslop u shpreh për Guardian se Elon Musk është një koleksionist i madh. Ai tha se është “i sigurt që Musk ka meteoritë në koleksionin e tij, por nuk mund ta thotë me siguri”.

Cassandra Hatton, e cila mbikëqyr ankandet për gjërat hapësinore në Sotheby’s, tha se meteoritët janë bërë shumë popullorë sepse blerësit mendojnë se është diçka “super cool që të kesh diçka nga hapësira”.

Shumë nga meteorët i dërgohen Sara Russell, profesoreshë e mineralogjisë kozmike dhe shkencës planetare në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, e cila ka një nga koleksionet më të mëdha në botë me rreth 5,000 ekzemplarë. Russell tha që, për fat të keq dhe zhgënjyes, pothuajse të gjithë ata që janë dërguar për analiza janë vetëm gurë.

“Miliona njerëz mendojnë se kanë gjetur një meteorit, por shumica gabohen tha ajo për Guardian. “Por ata që janë me të vërtetë meteoritë, janë magjepsës. Ata na tregojnë për formimin e planetëve. Ata shkatërruan jetën, për shembull asteroidi që shkatërroi dinosaurët. Por ata gjithashtu sollën ujë në Tokë, duke e bërë planetin një vend të banueshëm dhe duke filluar jetën”. /Telegrafi/