Heidi Baci dhe Romeo Veshaj po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre në masë të madhe.

Çifti, që u krijua në Big Brother VIP Albania 3, duket se po e mbajnë lidhjen mirë edhe jashtë atij formati.


Ata këtë kohë i kanë kushtuar më shumë rëndësi njëri-tjetrit, duke bërë pushime e duke kaluar sa më shumë kohë bashkë.

Screenshot 6 35 Foto: Screenshot/Instagram

Modelja e njohur është kthyer sërish në Shqipëri, për të qenë më afër partnerit.

Ajo ka ndarë një moment intim, ndërsa shihen të përqafuar, ku shtoi: "Natën e mirë".

Dyshja po vazhdojnë të jenë shumë të komentuar e po aq të dashur nga publiku.

Ata po vazhdojnë të qëndrojnë mes Shqipërisë dhe Italisë, meqë Heidi jetoi atje më parë. /Telegrafi/