Tetë persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.

Përplasja përfshiu një autobus ndërkombëtar të vitit 2010 që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion Ford Ranger të vitit 2001.


Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys, raporton nbcnews.

Tetë persona mbetën të vdekur ndërsa 37 u shtruan në spital - tetë prej të cilëve janë plagosur rëndë.

Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.

Ndryshe, punëtorët ishin duke shkuar drejt Cannon Farms në Dunnellon. /Telegrafi/