LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 72 persona humbën jetën në Indi – publikohen pamjet dramatike të shembjeve të shtëpive

Të paktën 72 persona humbën jetën në Indi – publikohen pamjet dramatike të shembjeve të shtëpive

Të paktën 72 persona kanë vdekur në rajonin e Himalajeve të Indisë pas disa ditësh shiu të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje.

Pamjet nga zona tregon ndërtesat që shemben gjatë një rrëshqitjeje masive dheu në Shimla, qytet në shtetin verior indian të Himachal Pradesh.


Ekipet e shpëtimit në shtetin malor – në ultësirën e Himalajeve – kanë punuar në kushtet sfiduese të motit për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën baltë dhe mbeturina, raporton skynews.

Ai vjen pas shirave të rrëmbyeshëm që ranë gjatë fundjavës – duke përmbytur më shumë se 700 rrugë, ka shembur shtëpi dhe ka lënë njerëzit të bllokuar nën grumbuj mbeturinash.

Qindra rrugë mbeten të bllokuara dhe shkollat në Shimla – kryeqyteti i shtetit – janë urdhëruar të mbyllen.

Një rrëbesh shiu – një ngjarje moti e zakonshme në rajonin e Himalajeve ku një sasi ekstreme e reshjeve bie në një periudhë të shkurtër kohore – vrau nëntë njerëz në zonën e Solan.

Edhe 12 persona të tjerë vdiqën pas dy rrëshqitjeve të dheut në Shimla, ndërsa katër të tjerë mbetën të vdekur shkaku i shirave të dendur dhe një rrëshqitje dheu në lagjen Hamirpur të shtetit, shtuan ata.

Të enjten, zyrtarët e ngritën numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 72.

Departamenti i motit i Indisë ka vënë në gatishmëri të lartë shtetin e Himachal Pradesh dhe pret që rreshjet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.

Fatkeqësitë e shkaktuara nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet janë të zakonshme në veriun e Himalajeve të Indisë gjatë muajve qershor-shtator.

Shkencëtarët thonë se ato po bëhen më të shpeshta pasi ngrohja globale kontribuon në shkrirjen e akullnajave atje.

Vitin e kaluar, përmbytjet e shpejta vranë rreth 200 njerëz dhe lanë shtëpitë në Uttarakhand. /Telegrafi/