Ligjvënësi republikan, Dan Newhouse nga Uashingtoni, pohoi se do të votojë për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Të bësh një sy qorr ndaj këtij sulmi brutal ndaj Republikës sonë nuk është një opsion,” shkroi Newhouse në llogarinë personale në Twitter.
Newhouse tani i bashkohet republikanëve të tjerë të cilët kanë thënë se do të votojnë për të shkarkuar Trumpin.
Të paktën gjashtë kanë thënë se do të thyejnë radhët e republikanëve dhe do të votojnë pro largimit të Trumpit.
CNN ka publikuar emrat e republikanëve që pritet të bashkojnë votat e demokratëve, Dan Newhouse (Washington), John Katko (New York), Jamie Herrera (Washington), Adam Kinzinger (Illinois), Fred Upton (Michigan) dhe Liz Cheney (Wyoming). /Telegrafi/