LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 34 raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit

Të paktën 34 raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit

Të paktën 34 raketa u hodhën nga Libani jugor drejt Izraelit të enjten pasi grupi Hezbollah i mbështetur nga Irani, iu kundërpërgjigj një bastisje të policisë izraelite në xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit dhe u zotuan të marrë “të gjitha masat … për të penguar armikun”.

Zyrtarët izraelitë thonë se vetëm pesë nga raketat kaluan sistemin mbrojtës të Kupolës së Hekurt të shtetit hebre, ku dy persona pësuan lëndime.

Vazhdojnë sulmet e izraelitëve ndaj besimtarëve brenda xhamisë Al-Aqsa
Lexo po ashtu Vazhdojnë sulmet e izraelitëve ndaj besimtarëve brenda xhamisë Al-Aqsa

Qendra Mjekësore e Galilesë njoftoi se një 26-vjeçar po trajtohej pasi ishte goditur nga predha ndërsa ishte në një motoçikletë dhe një burrë 19-vjeçar i goditur nga copëza gjatë vozitjes.


Ky ishte sulmi më i madh që nga viti 2006 kur Hezbollahu hodhi mijëra raketa në Izrael gjatë një konflikti 34-ditor, raporton nypost.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht numrin e përgjithshëm të raketave të lëshuara në sulmin e së enjtes.

Hezbollahu, të cilin SHBA-ja e cilësoi si një organizatë terroriste në vitin 1997, i ka vazhduar sulmet me raketa ndaj Izraelit për gati dy dekada pasi IDF u tërhoq nga Libani jugor.

Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se shtetit izraelit do ta paguajë shtrenjtë për sulmet që po i bën ndaj palestinezëve të pafajshëm. /Telegrafi/