LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 16 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Rripin e Gazës

Të paktën 16 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Rripin e Gazës

Një sulm izraelit ka vrarë të paktën 16 palestinezë dhe ka plagosur 50 të tjerë në shkollën Al-Jaouni të UNRWA-s që strehon personat e zhvendosur në kampin al-Nuseirat në Gazën qendrore, ka njoftuar Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Siç thekson ministria, në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

“Këtu kishte një lëkundje, lëkundjet ishin këtu, fëmijët po luanin. Cili ishte faji i tyre?”, tha një palestinez teksa mbante në krahë vajzën e tij.


“Ne mezi e gjetëm këtë vend në shkollë, por as shkolla nuk është e sigurt”, shtoi ai.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ushtrisë izraelite në lidhje me sulmin, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

IDF deklaroi se militantët po vepronin në strukturat e vendosura në zonën e shkollës.

“Ky vend shërbeu si një strehë dhe infrastrukturë operacionale nga e cila u drejtuan dhe kryheshin sulmet kundër IDF”, pretendon ushtria izraelite.

Ndryshe, Drejtoresha e Komunikimit e UNRWA-s, Juliette Touma, tha se që nga 7 tetori në Gazë janë goditur gjysma e objekteve të UNRWA-së.

“Të paktën 500 njerëz të strehuar në ato objekte janë vrarë, shumë ishin gra dhe fëmijë”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Vritet komandanti i Hamasit në një sulm ajror në kampin e refugjatëve

Azia
Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, shkon në 21 numri i të vdekurve – autoritetet dyshojnë se bilanci i viktimave është më i lartë

Bosnja
Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

Bosnja
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri

Azia
Kalo në kategori