LAJMI I FUNDIT:

Të pakënaqur me rroga, trajnerët e “The Voice Australia” kërkojnë nga 950 mijë euro secili që të mos largohen nga shfaqja vitin tjetër

Të pakënaqur me rroga, trajnerët e “The Voice Australia” kërkojnë nga 950 mijë euro secili që të mos largohen nga shfaqja vitin tjetër

Trajnerët e “The Voice Australia” thuhet se janë bashkuar për të kërkuar paga të barabarta nga Channel Seven në vlerë ‘më shumë se një milion dollarë (950 mijë euro) secili’, nëse i njëjti panel do të rikthehet për sezonin e vitit 2023.

Sipas Woman’s Day, Guy Sebastian ka udhëhequr sindikatën e trajnerëve pasi e konsideroi pabarazinë aktuale të pagave si ‘të padrejtë’, shkruan DailyMail.

Treshja e përbërë nga Guy Sebastian, 40 vjeç, Keith Urban, 54 vjeç, dhe Rita Ora, 31 vjeçe, pagat e të cilëve thuhet se përbëjnë pjesën më të madhe të buxhetit të spoektaklit të talenteve, po lobojnë në emër të Jessica Mauboyt, 32 vjeçe, e cila thuhet se fiton më së paku nga trajnerët”.


“Të katër trajnerët janë aktualisht me kushte shumë të ndryshme pagese dhe të gjithë, veçanërisht Guy, mendojnë se është e padrejtë dhe e paqëndrueshme”, tha një burim i brendshëm për revistën.

Rita Ora flet për vështirësitë në fillimet e karrierës: Duhet t'ju bëja njerëzve çaj, në mënyrë që të më lejonin të regjistroja muzikë një orë në studio
Lexo po ashtu Rita Ora flet për vështirësitë në fillimet e karrierës: Duhet t'ju bëja njerëzve çaj, në mënyrë që të më lejonin të regjistroja muzikë një orë në studio

“Pasi ishte në serial për disa kohë, ai e di se ai mbijeton në dinamikën dhe kiminë e trajnerëve. Ai ka besim në heshtje që kërkesat e tyre do të plotësohen”.

Sipas revistës, trajnerët mund të ‘largohen nga karriget e kuqe’ sezonin e ardhshëm nëse kërkesat e tyre refuzohen.

Grupi thuhet se po kërkon nga një milion dollarë (950 mijë euro) secili pasi u frymëzua nga kasti i “Friends”, të cilët në vitin 2002 u mblodhën së bashku për të siguruar që ata të paguheshin në mënyrë të barabartë për dy sezonet e fundit të serialit.

Ndërsa përflitet se Mauboy merr pagën më të ulët, kolegët e saj trajnerë thuhet se besojnë se ajo ‘meriton më shumë’.

“Të gjithë e duan Jassican. Ata mendojnë se ajo është zemra dhe shpirti i shfaqjes. Në fakt, të gjithëve u pëlqen të punojnë së bashku dhe janë të lumtur të vazhdojnë për aq kohë sa ka audiencë; megjithatë, ata besojnë se është koha për të mbyllur atë barrierë pagash”, shtoi burimi i brendshëm.

“The Voice Australia” ka dëshmuar të jetë një hit për Channel Seven, duke rrëzuar nga fronti shfaqjet si “Lego Masters” të Channel Nine dhe “MasterChef Australia” për nga shikueshmëria.

Premiera e spektaklit të talenteve ishte spektakli argëtues më i ndjekur i natës.

“The Voice Australia” deoinoi demografinë e shikueshmërisë dhe tërhoqi 843,000 shikues në transmetim direkt.

Shifra e vendosi atë përpara premierës së “Lego Masters”, e cila kishte vetëm 672,000 shikues.

Ndërkohë, “MasterChef Australia” tërhoqi vetëm 545,000 shikues për episodin e tij të parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Magazina
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori