LAJMI I FUNDIT:

Të pagjeturit, nënat gjakovare të zhgënjyera me institucionet dhe ndërkombëtarët

Të pagjeturit, nënat gjakovare të zhgënjyera me institucionet dhe ndërkombëtarët

Shoqata “Thirrjet e nënave” në Gjakovë e cila mbledh rreth vetes nënat e të pagjeturve të kësaj komune, kanë mbajtur konferencën e fundvitit duke shprehur zhgënjimin që çështja e tyre nuk po merr zgjidhje.

Kryetarja e kësaj shoqate, Nesrete Kumnova, tha se zhgënjimi i tyre është ndaj institucioneve të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë të cilët sipas saj nuk arritën që të dërgojnë përpara zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.


Kumnova deklaroi se janë bërë dy dekada ankth e pritje me shpresa të thyera dhe premtime të parealizuara për kthimin e trupave të familjarëve të tyre në atdhe.

“Shoqata ‘Thirrjet e nënave’ në Gjakovë me rastin e mbylljes së këtij viti kalendarik bën me dije të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, se jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer me punën e institucioneve të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtare të cilët nuk arritën as gjatë këtij viti që po e lëmë pas, të dërgojnë përpara procesin e zbardhjes së fatit të bijave dhe bijve tanë të pagjetur. Duke marrë parasysh se kemi kaluar dy dekada në ankth e pritje, me shpresa të thyera e premtime të parealizuara nga të gjithë kompetentët, po e mbyllim edhe vitin 2019 pa rezultate në problemin më të madh që mbeti i pazgjidhur dhe që na preokupon, zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë dhe kthimin e trupave të tyre në atdhe”, deklaroi ajo.

Pavarësisht rrethanave, Kumnova tha se si shoqatë gjatë këtij viti kanë organizuar aktivitete të ndryshme dhe vazhdimisht kanë kërkuar që të jenë pjesëmarrëse të drejtpërdrejta në të gjitha proceset shtetërore qoftë në bisedime, qoftë në argumentimin e fakteve.

Për vitin që po e lëmë pas, ajo tha së kanë organizuar homazhe të të rënëve në data të caktuara, kanë pritur delegacione të ndryshme të cilat i kanë vizituar dhe kanë ndarë hallet e brengat e tyre.

“Brenda vitit 2019 ne kemi organizuar homazhe të të rënëve në data të caktuara, kemi pritur delegacione të ndryshme të cilat na kanë vizituar në zyrën tonë dhe kemi ndarë hallet e brengat tona, kemi freskuar pllakatet me fotografi të personave të zhdukur dhe i kemi vendosur në Kompleksin Memorial në Kodrën e Çabratit dhe në rrethojat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kemi organizuar konferenca për shtyp, kemi shpërndarë komunikata e reagime sipas lëvizjeve që kanë ndodhur brenda e jashtë Kosovës, kemi organizuar takime psikosociale me familjarë të të pagjeturve dhe shumë e shumë organizime që përkojnë me data të rëndësishme kombëtare”, vijoi ajo.

Si aktivitet kryesor të këtij viti e të kësaj shoqate, Kumnova e përmendi tryezën me temën: “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi”, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga institucionet qeveritare dhe joqeveritare dhe familjarë të personave të pagjetur.

Gjatë fushatës zgjedhore, ajo tha se kanë bërë apel duke dërguar mesazhin e nënave dhe familjarëve të të zhdukurve se zgjidhja e çështjes së personave të pagjetur duhet të jetë prioritet ndër prioritetet e Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe vizitën e zv.ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Mathieu Palmer së bashku me zv.ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Nick Giocobbe e në një tjetër rast edhe të ambasadorit Philip Kosnett të cilët janë zotuar të punojnë ngushtë me këtë shoqatë në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve, të kompensohen dëmet e luftës dhe kriminelët të dalin para drejtësisë.

Në fund, Kumnova tha se pritjet dhe rënkimet e tyre do të pushojnë vetëm atëherë kur çështja e zbardhjes së fatit të të pagjeturve do të mbyllet me rezultate pozitive dhe do të kthehen nga Serbia të gjithë trupat e bijave dhe bijve të tyre. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori