LAJMI I FUNDIT:

Të pagjeturit, 24 lokacione u gërmuan këtë vit

Të pagjeturit, 24 lokacione u gërmuan këtë vit

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë që të rritet angazhimi dhe presioni ndaj Beogradit zyrtar për kthimin e personave të zhdukur. Në konferencën e fundvitit, u tha se gjatë vitit janë gërmuar 24 lokacione në Kosovë dhe 71 mostra janë dërguar në Hagë.

Kryetari i Këshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Ahmet Grajqevci tha se informatat nga arkivat e Serbisë mbesin çelësi i zgjidhjes së kësaj problematike.

“Mungesa e më të dashurve tanë, mungesa e drejtësisë, shuarja e çdoditshme edhe e shpresës që do të mësojmë sa më parë për fatin e familjarëve tanë dhe vendndodhjen e familjarëve tanë të rrëmbyer dhe zhdukur dhunshëm nga policia dhe ushtria serbe gjatë kohës së luftës 1998-1999, e konfirmojmë se çështja e personave të zhdukur mbetet tema më e ndjeshme me të cilën përballet vendi ynë dhe mbetet plagë e hapur dhe e paharrueshme që vazhdon të kullojë edhe tani pas 23 viteve… Kërkojmë nga institucionet tona dhe mekanizmave ndërkombëtarë, që të rritet angazhimi dhe në veçanti të rritet presioni ndaj Beogradit zyrtar që të na kthejë më të dashurit tonë”, ka thënë kryetari i këshillit, Ahmet Grajqevci.

Sipas tij, Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ka treguar se sa ka qenë numri i gërmimeve që janë realizuar gjatë këtij viti në Kosovë.

“Në vitin 2022 kemi arritur t’i gërmojmë 24 lokacione, 11 janë me gjetjen e eshtrave të mbetjeve mortore të njerëzve, 22 dorëzime kemi arritur t’i bëjmë familjarëve të personave të zhdukur në këtë vit. I kemi dërguar 71 mostra në Hagë prej këtyre gjetjeve… Nuk i kemi pranuar ende dhe shpresojmë që në janar t’i pranojmë rezultatet e analizave të ADN-së prej tyre dhe të shohim se sa do të jetë numri i saktë i personave të identifikuar nga këto mostra që i kemi dërguar. Numri i personave të gjetur në bazë të këtyre hulumtimeve që kemi bërë nuk ka identifikim ende, sepse janë dërguar në Hagë, është 17 gjetje sipas antropologëve tanë”, ka njoftuar Hoti.

Ai ka shtuar se gjatë vitit 2022 kanë pasur qasje në vetëm një lokacion në Serbi dhe presin që të vazhdojnë punimet edhe vitin e ardhshëm. Hoti tha se ende nuk është mbyllur lufta për familjarët e personave të zhdukur.

“Edhe nëse vitet shërojnë plagët, e kundërta është te familjarët e personave të zhdukur. Sepse kalimi i viteve për ta, rëndon një plagë të tillë. Pikërisht familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të mbesin në luftë të hapur prej vitit 1999, ende nuk është mbyllur lufta për ta, ende vuajtjet janë të njëjta mos më të mëdha. Dhe kjo fatkeqësisht për shkak të politikës së njëjtë barbare të Beogradit zyrtar, të cilët ende vazhdojnë të mbajnë të politizuar çështjen e personave të zhdukur”, ka thënë Hoti.

Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për Personat e Pagjetur, Kushtrim Gara tha se edhe gjatë këtij viti janë përballur me mungesë të informacioneve të besueshme.

“Sfidat janë të mëdha që realisht edhe viti 2022 karakterizohet si vit i përpjekjeve dhe angazhimeve të shumta, por edhe vit i sfidave dhe problemeve me të cilat po hasin institucionet në punën e tyre. Para se gjithash sfidat të cilat po e përcjellin punën e komisionit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës mbeten mungesa e informacioneve të besueshme por edhe problemeve të mbetjeve mortore në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gara.

Në konferencën e fundvitit të Këshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Salih Muhaxherri, familjar i personave të pagjetur, tha se është i zhgënjyer me punën që është bërë gjatë këtij viti.

“Vitin 2022 për mua është vit zhgënjimi, nuk është vit i të arriturave diçka sa i përket kësaj çështje. Nuk kemi kurrfarë informata rreth të zhdukurve tanë edhe informata kanë munguar goxha shumë edhe nga institucionet më të larta qeveritare”, u shpreh ai.

Familjarët edhe pas 23 vitesh prej përfundimit të luftës, ende kërkojnë eshtrat e mbi 1600 personave të zhdukur. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori