LAJMI I FUNDIT:

Të padukshëm nga satelitët: Këto shtatë vende nuk mund të shihen në hartat e Google-it

Të padukshëm nga satelitët: Këto shtatë vende nuk mund të shihen në hartat e Google-it

Në mesin e shtatë vendeve që nuk mund t’i shihni apo gjeni në Google Maps, gjenden baza ajrore Volkel, Agjencia për Siguri Kombëtare e Tajvanit, baza e NATO-s Galenkirhen, Izraeli dhe kufiri SHBA-Meksikë, shkruan Business Insider.

Baza ajrore Volkel gjendet mes qyteteve holandeze Eindhoven dhe Nijemegen, ndërsa gjykuar sipas dokumenteve që i ka publikuar WikiLeaks, ushtria amerikane ka montuar në këtë vend 22 raketa bërthamore që ekzistojnë që nga koha e Luftës së Ftohtë, transmeton Telegrafi.

Jo shumë larg nga brigjet spanjolle të Mesdheut, figuron një pjesë e lyer me të zezë në hartat e Google-it, kurse supozohet se atje ende gjendet një sistem i radarit amerikan për vëzhgimin e kësaj pjese të Mesdheut.

Një prej vendeve që është e pamundur të gjendet në hartat e Google-it, është edhe një kodër prapa kryeqytetit të Tajvanit, Taipei, ku është e vendosur Agjencia e Sigurisë Kombëtare (National Security Bureau).

Objekti gjigant i kësaj agjencie ka vetëm një rrugë dhe është aq shumë e fshehtë, sa që është e pamundur të shihet në pamjet e kapura në satelitët.

Sa i përket Izraelit, disa pamje janë të mundura të shihen nga ajri, por është e pamundur të rriten, kurse të gjitha ndërtesat janë të shlyera. Pothuajse i gjithë Izraeli është i padukshëm nga satelitët.

Gjithashtu, përgjatë kufirit Gjermani-Francë, jo larg qytetit të Këlnit gjendet qyteza Galenkirhen, por ajo çfarë është më interesante se vetëm pak kilometra larg tij është e ndërtuar baza ajrore e NATO-s, që është mirë e kamufluar.

Jo larg nga qyteti spanjoll Kartagena, ekziston një njollë e zezë që fsheh diçka.

Ndërkaq, vija kufitare SHBA-Meksikë kalon liqeni Rio Grande. Megjithatë, një pjesë e liqenit në Hoodspet të Teksasit është e shlyer. Mbi 20 kilometra të vijës kufitare në afërsi të Siudad Huarez, është gjithashtu një njollë e zezë që fsheh diçka, kurse besohet se është bërë me qëllim që të parandalohet kontrabandimi i njerëzve dhe lëndëve narkotike përmes vijës kufitare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori