LAJMI I FUNDIT:

Të (pa) bëmat e EULEX-it

Suksesi i EULEX-it nga EULEX-i matet me mosveprim. Ndonjëherë matet edhe me veprim. Edhe mosveprimi edhe veprimi i këtij misioni janë kundër Kosovës e në dëm të saj. Mosveprimin e EULEX-it e kemi në fushën e sundimit të ligjit, ndërsa veprimin e tij e kemi kryesisht në rrafshin politik. Në fushën e sundimit të ligjit, EULEX-i nuk i zhbën strukturat e Serbisë në vendin tonë dhe nuk e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ndërsa në rrafshin politik, EULEX-i bashkëpunon dhe bënë marrëveshje kinse teknike me Qeverinë e Serbisë për territorin e Kosovës. Edhe fushata e EULEX-it kundër ish-ushtarëve të UÇK-së për kinse krime lufte ka prapavijë politike.

EULEX-i është mision i BE-së, ama bazë juridike të vendosjes dhe veprimtarisë e ka Rezolutën 1244 e OKB-së, dhe dokumentet e mëtejshme si: “Council Joint Action 2008/124/CFSP”, e 4 shkurtit 2008, dhe “Council Joint Action 2009/445/CFSP”, e 9 qershorit 2009. Bazë dhe program politikë i EULEX-it është plani 6 pikësh i BAN-Ki-Moon-it. Më ketë kornizë juridiko-politike EULEX-i bie ndesh me realitetin e ri juridiko-politik pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Të gjitha këto dokumente mbi të cilat vepron EULEX-i e njohin juridiksionin e Serbisë mbi Kosovën, ndërsa institucionet tona të pas pavarësisë konsiderohën të paqena. EULEX-i nuk ka se si të respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe aq më pak të jap llogaridhënie institucioneve tona.


EULEX-i duke qenë mision neutral ( ndaj pavarësisë se Kosovës ) çdo gjendje reale në terren e sheh si normale, pavarësisht se a është kundër kushtetuese. EULEX-i nuk e sheh normale vetëm një gjë, jostabilitetin. Përderisa stabiliteti është qëllimi më i lartë i EULEX-it, kushtetutshmëria e Kosovës mbetët qëllimi më i ulët për ketë mision. Krejt çka bënë apo nuk bënë EULEX-i është në funksion të gjendjes që e ka lënë UNMIK-u. Kjo gjendje po e mban peng Kosovën, duke e privuar nga sovraniteti i plotë dhe zhvillimi ekonomik. Kur të mungon sovraniteti dhe zhvillimi ekonomik integrimet evro-atlantike janë skajshmërisht të pamundshme.

Në kohën e fundit është hapur një debat që ka për objekt veprimtarinë e EULEX-it. Në ketë debat bëjnë pjesë edhe zyrtar të Qeverisë se Kosovës. Politikanët naiv të cilët e ftonin EULEX-in të instalohet në vendin tonë, tash e kanë kuptuar se ky mision as nuk na bënë shtet dhe as nuk na ndihmon në ketë qëllim. Politikanët e tillë u thoshin qytetarëve se EULEX-i është vetëm për të na këshilluar dhe ndihmuar institucionet tona. Tash po thonë se EULEX-i po i ndihmon strukturat e Serbisë në veri dhe në anën tjetër me kompetencat ekzekutive që ka, po synon ta njollosë luftën e UÇK-së. U deshën më shumë se tri vite që të kuptohet se EULEX-i është pengesë për shtetbërjen e vendit tonë. Tani i gjithë spektri politik dhe qytetarët janë të pajtimit se EULEX-i duhet të ik sa më shpejt. Mirëpo, tashmë dëmi është bërë, sepse EULEX-i ka betonuar defektet në sovranitet që i kemi.

Puna dhe mospuna e EULEX-it gjithsesi është në funksion të negociatave politike me Serbinë që po mbahen në Bruksel. Një prej deklaratave të fundit të EULEX-it na thotë të kemi durim edhe pak se do të veprojmë kundrejt elementeve antikushtetuese dhe antiligjore. Derisa neve na thuhet të presim, EULEX-i është duke pritur që çështja e veriut të zgjidhet në negociatat e Brukselit. Edhe Qeveria e Kosovës në vend që të veproj po na thotë të presim edhe pak. Ajo që nuk po pret është Serbia, e cila po forcon mekanizmat e vet në veri në mënyrë që negociatat të përfundojnë në favor të saj. E kjo do të thotë krijimi i vijave etnike ndarëse përbrenda Kosovës. Kjo qarje e Kosovës që mund të shihet vetëm nga brenda do ta bëjë vendin tonë jofunksional dhe jovital.

Strukturat e Serbisë në veri, me EULEX-in janë bërë më të forta se kurrë. Periudha e EULEX-it në Kosovë po shërben si mundësi dhe kohë shtesë për forcim dhe konsolidim të këtyre strukturave. Dhe sa më shumë që të qëndroj EULEX-i në Kosovë këto struktura do të bëhen më të rrezikshme për integritetin e vendit tonë. Nuk është vetëm EULEX-i që i ndihmon strukturat e Serbisë në Kosovë, por edhe UNMIK-u. Burime të medieve vendase kohë më parë kanë bërë të ditur se në stafin udhëheqës të UNMIK-ut në veri janë ruset. Këta zyrtar rusë mbajnë kontakte dhe marrëdhënie të mira me strukturat serbe në veri dhe i ndihmojnë ato.

Nuk mjaftojnë vetëm kritikat dhe mospajtimet që misionet ndërkombëtare me fuqi ekzekutive që operojnë në Kosovë, ICO-ja, EULEX-i dhe UNMIK-u të largohen. Tek e fundit këto misione nuk e qajnë shumë kokën për kritika. Ajo që duhet bërë institucionet e Kosovës dhe populli është organizimi dhe ndërmarrja e veprimeve formale demokratike që do të rezultonin me largimin njëherë e përgjithmonë të misioneve antidemokratike dhe antikushtetuese. Nëse këto veprime synojnë demokracinë dhe lirinë e plotë, askush në botë nuk do t’i cilësoj si destruktive dhe jodemokratike. Prania ndërkombëtare këshillëdhënëse dhe ndihmuese mund të operojnë në Kosovë ashtu siç operojnë në secilin shtete sovran e demokratik.

Në trend

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Kalo në kategori