LAJMI I FUNDIT:

A do të ndihmojnë mjekët kubanezë në luftën kundër coronavirusit, një medikament i tyre po luan rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve të prekur në Kinë

A do të ndihmojnë mjekët kubanezë në luftën kundër coronavirusit, një medikament i tyre po luan rol të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve të prekur në Kinë

Njëherë Ebola, e tani coronavirusi: a do ta mundin ekspertët kubanezë këtë epidemi, shkruan Deutsche Welle, duke theksuar se në këtë krizë botërorë me coronavirusin një ilaç nga Kuba po luan rol të veçantë. Fjala është për medikamentin Interferon alfa-2b.

Ky preparat antiviral, sipas të përditshmes kubaneze Granma, futet në listën e 30 medikamenteve që Pekini e përdor si terapi tek të prekurit me coronavirus, transmeton Telegrafi.


Kur është fjala për prodhim dhe përdorim global të këtij ilaçi, Organizata Botërore e Shëndetësisë është paska më e përmbajtur, shkruan Deutsche Ëelle.

Dina Pfeifer nga shtabi medicinal i OBSH-së thotë se është e pamundur të komentohen gjasat për shërim pa studime klinike. Bashkëpunimi medicinal mes Kubës dhe Kinës megjithatë do të duhej të ishte shembull të vendi socialist në luftën kundër epidemisë COVID-19, sepse medikamentet kubaneze dhe serumet nuk janë të njohura për vatrat e prekura, por mjekët kubanezë po.

Kjo e kujton më së miri veprimin e tyre në kulmin e epidemisë së Ebolës në vitin 2014 që kishte prekur pjesën perëndimore të Afrikës. Kuba kishte dërguar më shumë se 460 mjekë në Siera Leone, Liberi dhe Guine, kurse 165 prej tyre kishin punuar sipas direktivave të OBSH-së.

“OBSH ka një përvojë të mirë me mjekët kubanezë, kur është fjala për veprimet kundër Ebolës”, thotë Bert Hoffman, ekspert pranë Institutit GIGA. Ai ka prognozuar se në luftën kundër coronavirusit do të kërkohet ekspertiza e mjekëve kubanezë.

“Do ta kemi coronavirusin edhe në shumë vende të varfra me sistem të dobët shëndetësor. Nëse OBSH dëshiron të reagojë ndaj kësaj, atëherë mjekët kubanezë do të mund të angazhoheshin edhe në Afrikë”, shtoi Hoffman.

Fidel Castro i pati quajtur “armata e mantelbardhëve” mjekët kubanezë që kishin shërbyer në misione ndërkombëtare. Nga viti 1963, sipas të dhënat të ministrisë kubaneze të Shëndetësisë, janë ndërmarrë më shumë se 600 aksione në 164 vende të botës. Aktualisht Kuba është e angazhua në 67 vende me 30 mijë ekspertë, në veçanti në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Siç raporton Deutsche Welle, sistemi shëndetësor në Kubë ka shumë mjekë, por duke marrë parasysh krizën ekonomike, mungojnë barnat dhe pajisjet medicinale. Atje taksistët fitojnë më shumë sesa mjekët.

E tani që coronavirusi ka mbërritur deri në Havanë, gazeta e partisë komuniste Granma ka shkruar se tre turistë italianë kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Kandidati për president amerikan thotë se krimbi hyri në trurin tim dhe hëngri një pjesë të tij

Amerika
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Një i pastrehë hyri në një apartament, pasi mori gjësende me vlerë rreth 4000 euro vendosi të bënte një sy gjumë: Kur hapi sytë, po e priste një ‘befasi’

Evropa
Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Izraeli vret komandantin e forcave detare të Hamasit

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Kalo në kategori