LAJMI I FUNDIT:

Të miturit rrëfejnë se si kanë nisur përdorimin e substancave narkotike: Drogën e siguronim edhe në shkollë

Të miturit rrëfejnë se si kanë nisur përdorimin e substancave narkotike: Drogën e siguronim edhe në shkollë

Të miturit që vuajnë dënimet në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, kanë rrëfyer historitë e tyre se si kanë nisur përdorimin e substancave narkotike.

Fenomeni i përdorimit të lëndëve narkotike nga të miturit vlerësohet shqetësues në Kosovë, ndërkaq ambientet ku të miturit përdorin marihuanën janë të ndryshme, përfshirë edhe ambientet shkollore.


Të miturit e intervistuar tregojnë se nuk është fare e vështirë të bien në kontakt me persona të cilët shesin lëndë narkotike.

“Si krejt të rinjtë prej kureshtjes me provu diçka më ndryshe, çka është, aty në rreth, e kam shkollën aty në … në lagje që ka pas qarkullim të mjaftueshëm të narkotikëve edhe si fëmijë kureshtarë që kam dashtë me provu sene për herë të parë, e kam konsumu. Pastaj s’e kam konsumu për një kohë edhe mas një kohe kam vazhdu”, tha njëri nga të miturit për tëvë1.

Edhe i mituri tjetër për emisionin “De Jure” pohon se nuk e ka pasur të vështirë që të sigurojë lëndët narkotike, madje tha se ka arritur të blejë para objektit të shkollës ku ka vijuar mësimet.

Katër komunat në Kosovë ku të miturit më së shumti përdorin substanca narkotike
Lexo po ashtu Katër komunat në Kosovë ku të miturit më së shumti përdorin substanca narkotike

“U kanë shumë lehtë me gjetë. U kanë shumë lehtë se ka pas shumë persona që shesin edhe ngat shkollave, persona shumë më të mëdhenj ka pas. D.m.th. edhe nëpër rrugë e ke gjet, po ata persona që e kanë shitë, që e kena ble prej tyne d.m.th., u ndal midis rruge ka pi në publik afër shkollës, afër shitores ku kena ble bukë, qaty d.m.th. e ka dhezë “kyçen” që i thojmë para shitores, na aty e kena pa edhe u kanë shumë lehtë me gjete. Edhe shoqnia njëri pas tjetrit, a po e di njofshëm mas t’njofshëm. U kanë d.m.th. shumë lehtë”, u shpreh ai.

Të miturit e intervistuar në Qendrën Korrektuese në Lipjan treguan se nuk janë të rralla rastet kur nxënësit konsumojnë lëndë narkotike brenda objektit të shkollës apo edhe në oborr.

“Po po, edhe në klasë në shkollë fillore, në klasë kena pi. Na ka ra njëfarë rasti kanë ardhur policia për dikon, a pe di na tash s’e kemi ditë, i kemi pa 2-3 kerre të policisë para oborrit të shkollës, shumë të rinj jena kanë dy veta, kur i kemi pa veç na 3 jemi kanë në klasë, i kemi pa policinë edhe bam për inati e kemi pështjell një. Veç që na ka shti në ato mendime të këqija ajo, veç sa ja ka nisë na hajt se po shohim policinë s’kanë çka na bëjnë, bam e kemi pi d.m.th. në klasë. Kur kanë ardhë ata krejt të klasës pas 30 minutash, krejt era tullug, e kanë ditë krejt d.m.th jena kanë të njohur që e pimë po s’ka mujt kurrkush me na nal as sen”, tregoi ai.

Ata shtuan se paratë për të blerë lëndë narkotike i kanë marrë nga familjarët, por që kishte raste kur edhe kishin kryer vjedhje për të siguruar paratë për të blerë lëndë narkotike.

Në trend Lajme

Më shumë
Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Komiteti i KiE-së ia rrëzon amendamentet Serbisë që anëtarësimi i Kosovës të lidhet me Asociacionin

Lajme
Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Specialja shenjëstron tre raste të reja - të përfshirë 30 persona, konfiskon mijëra euro, vetura e telefona

Drejtësi
“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

“Pasnesër do t'i mbushte 43 vjet, ai që e deshi shumë ia mori jetën” – familjarja tregon për raportin që kishte me bashkëshortin e ndjera që u vra sot në Pejë

Lajme
Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Politikë
Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Sondazhi i IRI: Kosova e sheh Serbinë si kërcënim, ndërsa Serbia i konsideron SHBA-të

Lajme
Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Vrasjet e grave, Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Lajme
Kalo në kategori