LAJMI I FUNDIT:

Të mbrojmë mendimin kritik dhe fjalën e lirë – Albin Kurtin

Të dashur miq,
të dashur prindër,
të nderuara studente,
të nderuar studentë,

Albinin Kurtin, kritikun ndaj politikave jodemokratike dhe zëdhënësin e mendimit properëndimor e universitar, forcat regresive të UNMIK-ut, EULEX-it dhe ato fantike partiake duan të na e izolojnë; fizikisht dhe shpirtërisht.


Albin Kurti nuk dëshirohet të izolohet vetëm si individ; me këtë "kidnapim" të z. Kurtit dëshirohet, ndër tjerash, që:

1. populli shqiptar të frikësohet e të disiplinohet,

2. shqiptarët të mos mendojnë ndryshe nga ajo që mendon EULEX-i, UNMIK-u dhe Qeveria,

3. mendimi kundërshtues e kritik të mos ketë zhvillim progresiv,

4. rinia të mos i bashkëngjiten lëvizjeve popullore përparimtare, siç është sot VETËVENDOSJE,

5. intelektualëve shqiptar t’u bëhet më dije se të kritikosh e mendosh ndryshe është rrezik i madh ku të rrezikohet edhe vet jeta,

6. mediave të pavarura dhe të guximshme tu mbyllet goja e të mos bëjnë asgjë tjetër, përpos të citojnë atë çfarë thonë liderët partiak dhe njëshat e EULEX-it dhe UNMIK-ut,

7. të kontrollohet lajmi shqip,

8. të realizohet palestinizimi i territoreve.

Andaj, ne, agjencia e pavarur dhe pionierja e kritikës ndaj mediave masive, Mekuli Press, fton studentët dhe studentet, nënat dhe intelektualët që të shprehin në forma e mënyra të ndryshme e demokratike pakënaqësinë ndaj tentimizolimit e "kindapimit" të Albin Kurtit – mendimit e fjalës së lirë.