LAJMI I FUNDIT:

Të maskuar, katër persona kryejnë vjedhje në vlerë të 20 mijë eurove në Ferizaj – arrestohet njëri nga ta

Të maskuar, katër persona kryejnë vjedhje në vlerë të 20 mijë eurove në Ferizaj – arrestohet njëri nga ta
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar mëngjesin e së hënës për grabitje/vjedhje në fshatin Bibaj të Ferizajt, vepër kjo të cilën dyshohet se e ka kryer bashkë me tre persona të tjerë që janë në kërkim.

Policia njofton se rreth orës 02:20, një person i moshës 61-vjeçare ka informuar se persona të maskuar ishin duke vjedhur/grabitur në shtëpinë e tij.


“Patrulla e policisë menjëherë është nisur në drejtim të shtëpisë dhe më pas në përforcim të tyre janë nisur edhe njësitet tjera. Me të arritur tek shtëpia kanë vërejtur se të dyshuarit ishin brenda shtëpisë dhe në përpjekje për t’i kapur në flagrancë të dyshuarit kanë kërcyer nga kati i dytë, duke u larguar nga oborri në fushë të hapur në drejtime të ndryshme”, thuhet në komunikatën për media.

“Pas ndjekjes së tyre policia ka arritur që të ndalojë njërin të dyshuar dhe më pas ta arrestojë, i cili duke rezistuar kishte sulmuar zyrtarët policor. Si dëshmi tek i dyshuari janë gjetur : stoli ari, një mjet i mprehtë ( thikë) dhe një bateri ndriçuese, ndërsa tre të tjerë janë larguar në drejtim të panjohur”.

Tutje, bëhet e ditur se policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i kanë nisur hetimet.

“Nga hetimet e para është mësuar se katër persona me maska kishin depërtuar me forcë brenda në shtëpi dhe sipas viktimës femër, kosovare e moshës 34 vjeçare, e cila ishte në gjumë me katër fëmijët e saj, posa kishte dëgjuar zhurmën arrin përmes telefonit që ta njoftojë vjehrrin e saj, e që më pas ai njofton policinë, ndërsa viktima has të maskuarit, të cilët ishin me armë zjarri( pistoleta) në dorë. Të dyshuarit në prezencë të saj dhe fëmijëve, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari dhe gjësende të tjera në vlerë rreth 20 mijë eurove”.

“I dyshuari/i arrestuari në flagrancë I.R, mashkull, shqiptar, shtetas i Serbisë, i moshës 48 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj për procedura të intervistimit, verifikimit dhe hetimit dhe me vendim të prokurorit të rastit dërgohet në mbajtje për 48 orë,   ndërsa në kërkim policor mbeten të dyshuarit tjerë të kësaj ngjarje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori