Reperët shqiptarë, Bardhyl Idrizi dhe Lumi B, të martën (29 qershor) publikojnë këngën e re të quajtur “Qejf”.

Kjo është bërë e ditur nga reperi me prejardhje nga Kumanova, gjersa ka ndarë edhe një pjesë nga klipi i ri.


Kënga duket të jetë ritmike dhe me një paraqitje të mahnitshme të të dy artistëve e me një sërë vajzash atraktive.

“Të martën/Qef ft Lumi B”, ka shkruar Bardhi.

Reagimet në komente kanë qenë të menjëhershme dhe fansat shihet se mezi po presin për projektin e parë të dyshes.

Ndonëse ky është bashkëpunimi i parë, besohet se do pritet mirë edhe nga publiku e admiruesit e muzikës së tyre.

Projekti vjen pas duetit të Lumi B me Xhensila Myrtezajn dhe pas atij të Bardhit në bashkëpunim me Nush. /Telegrafi/