Të majtët në bashki: Drejtësi për dy punonjëset e dhunuara

Këshilltarët socialistë, nëpërmjet një deklarate për mediat, denoncuan mosthirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak për këtë çështje dhe sipas tyre “as për takimin e radhës duke shkelur ligjin dhe rregulloren, sepse organizatorët kanë frikë të diskutojnë për ccështje madhore që shqetësojnë gjithë opinionin publik”.
Ata akuzuan kryetarin e bashkisë dhe kreun e këshillit bashkiak se “nuk pyesin për zërin e qytetarëve, duke marrë në mbrojtje njerëz që ushtrojnë dhunë nën uniformën e shtetit”.
Këshilltarët e majtë shtojnë se nuk janë të vetëm në këtë “përpjekje qytetare” pasi “shoqëria civile, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues ndërkombëtar, të gjithë në një zë bëjnë përgjegjës atë që fshihet në zyrën e kryetarit të bashkisë dhe që ka frikë të dënojë dhunën ndaj grave duke treguar fytyrën e vërtetë të një qeverisje lokale të vjedhur, e cila nuk ka ndryshim nga qeverisja qëndrore që vjen në pushtet me vota të grabitura”./Telegrafi/




















































