LAJMI I FUNDIT:

Të liruarit me kusht nga burgu, Daka: Ka pasur raste kur janë larguar nga Kosova pa paralajmërim

Të liruarit me kusht nga burgu, Daka: Ka pasur raste kur janë larguar nga Kosova pa paralajmërim

Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht janë bërë nga të burgosurit gjatë këtij viti. Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar 269 kërkesa, ndërkaq 282 janë refuzuar. Kryesuesja e këtij peneli, Valdete Daka deklaroi se rreth 50 për qind e këtyre kërkesave po aprovohen. Ajo mohoi deklarimet e anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, që këto kërkesa të të burgosurve nuk po merren parasysh, derisa bëri të ditur se ka pasur raste që të liruarit me kusht janë larguar nga Kosova dhe se të njëjtëve iu është revokuar vendimi.

Në mbledhjen e këtij komisioni, Daka tha se paneli funksionon në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.


Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht për 9 muaj, 50 për qind e tyre janë aprovuar
Lexo po ashtu Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht për 9 muaj, 50 për qind e tyre janë aprovuar

“681 kërkesa, janë shqyrtuar 576 kërkesa, pra 85 për qind, janë aprovuar 269 kërkesa apo 47 për qind, janë refuzuar 282 apo 49 për qind. Janë hedhur si të palejuara apo të pa afatshme nëntë kërkesa. Janë pushuar procedurat në 15 raste dhe 1 kërkesë, është shtyrë për muajin e ardhshëm. I bie që diku 50 për qind të kërkesave aprovohen, që është bukur numër i lartë bazuar në numrin e madh të kërkesave. Nuk qëndron që askush nuk e merr këtë lirim me kusht, po e marrin pak a shumë gjysma e kërkesave që vijnë tek ne. Ata kanë mundësi të rishqyrtimit, rishqyrtohen dhe kërkesa shtyhet për tre deri në 12 muaj”, deklaroi ajo.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza theksoi se gjatë vizitave në terren kanë pranuar shqetësime sa i takon kërkesave që të burgosurit kanë bërë për lirim me kusht.

“Ju përmendet se bazoheni në vendim 100 për qind që e lëshon institucioni apo në raportin të cilin e lëshon institucioni vlerësues, pyetja ime është: formimi i këtij raporti, artikulimi i këtij raporti a bazohet në ndonjë protokoll, nëpërmjet të cilit hartohet një raport për një të burgosur i cili kërkon lirim me kusht? Dhe a ka bazë ligjore në të cilën mbështet ky raport, akt ligjor, udhëzim administrativ apo diçka të ngjashme? A është i përcaktuar me ligj lloji i veprës penale, i cili e lejon kërkesën për lirim me kusht, apo kushti është vetëm vitet e përcaktimit të mbajtjes në burg?”, pyeti Fejza.

Foto nga mbledhja e Komisionit

Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, shtoi se deri më tani kanë pranuar vetëm dy kërkesa nga të miturit.

“Nuk ka përcaktim ligjor se për cilat vepra mund t’i lejohet një të burgosuri të bëjë një kërkesë. Pra të gjithë të burgosurit e kanë të drejtë. Natyrisht se varësisht se çfarë vepre kanë kryer, për sa vite janë dënuar, sa e plotësojnë këtë kushtin prej ½ apo prej 2/3. Për të miturit harrova me cek që pavarësisht prej dënimit e kanë mundësinë që pas kalimit të 1/3 të dënimit t’i drejtohen panelit por kemi pasur shumë pak raste, me sa e di vetëm dy raste deri më tani të të miturve, sepse edhe ashtu ka pak të mitur që janë në vuajtje të dënimit “, u përgjigj Daka.

Tek rastet e dhunës në familje, Daka shtoi se shpesh vlerësojnë që sa ka mundësi kryerësi i veprës penale ta përsëris.

Daka: Bashkëshortet na dërgojnë letër se nëse burri lirohet do të ushtrojë prapë dhunë
(Video)

“Tek rastet e dhunës në familje ne shpesh vlerësojmë se sa kohë mundësi që kryerësi i asaj vepre ta bën përsëri atë vepër penale dhe si do të sillet ai me viktimën. Në shumicën e rasteve, mos të them 90 për qind janë bashkëshortet të cilat janë të dëmtuara. Dhe kemi pasur raste kur edhe vet bashkëshortet na kanë dërguar letër apo kanë shprehur shqetësimin që nëse ai i burgosur do të lirohet, do ta kryejë prapë të njëjtën vepër”, tha ajo.

Më tej, Daka bëri të ditur se ka pasur raste që të liruarit me kusht janë larguar edhe nga Kosova.

“Ka ndodhë që disa të dënuar, pavarësisht që janë liruar me kusht e kanë shkelur lirimin. Për shembull janë larguar nga Kosova, pa e njoftuar panelin apo pa e njoftuar shërbimin sprovues, janë larguar apo kanë kryer një vepër të re penale apo çfarëdo qoftë. Të gjitha këto ndikojnë që vendimi të revokohet dhe kur revokohet vendimi, pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit e vazhdojnë ta kryejnë në institucione korrektuese”, përfundoi Daka.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se Valdeta Daka është e akuzuar nga pushteti.

“Është gjithmonë kënaqësi dhe nder të ju kemi përballë, pavarësisht akuzave publike që keni nga pushteti aktual për punën e tuaj. Unë e vlerësojë jashtëzakonisht shumë, për shkak se drejtësia penale është shtyllë jashtëzakonisht e rëndësishme e sistemit të drejtësisë”, deklaroi ajo.

Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka para anëtarëve të komisionit u shpreh se për të miturit dhe gratë janë kategori të cilat merren parasysh nga paneli. /Sh.Pajaziti/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori