Çmimet në sektorin e patundshmërisë gjatë vitit 2023 kanë shënuar rritje. Por, a pritet që edhe këtë vit çmimi i banesave të shënojë rritje?
Derisa nga agjencitë thonë se edhe këtë vit pritet të ketë rritje të çmimit, të njëjtin mendim nuk e ndan edhe Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës.
Pronari i një agjencie për patundshmëri në vend, i cili merret me patundshmëri, qiradhënie dhe shitblerje, Dukagjin Avdyli thotë për KosovaPress se edhe vitin që shkoi kishte rritje të çmimeve, ndërsa shprehet se rritje do të këtë edhe gjatë këtij viti, për shkak se trendi është në rritje.
Avdyli thotë se në rritjen e çmimeve kanë ndikuar faktorë të ndryshëm, ku një ndër to është edhe rritja e pagave të fuqisë punëtore në ndërtim.
“Nëse e marrim historikisht në kohështrirje prej 10-12 që përcjelli unë, gjithmonë çmimet kanë shkuar duke u shtrenjtuar. Mirëpo, prej pandemisë dhe pasluftës në Ukrainë, çmimet janë rrit në mënyrë drastike. Shembull rreth vitit 2013 në Fushë Kosovë ka qenë çmimi rreth 450 euro për metër katror, në 2020 kanë filluar të rriten mbi 500 euro, pastaj lufta në Ukrainë i ka quar çmimet në 600 euro, ndërsa sivjet ka shkuar çmimi në 700 euro deri në 800 euro për metër katror në Fushë Kosovë.
Kjo për shkak se çmimet janë rritur në çdo sferë të jetës, por edhe për shkak të punëtorëve. Nëse një punëtor më herët ka marrë 600 euro rrogë, sot e merr 800 deri në 1 mijë në ndërtim, po ashtu edhe materialet ndërtimore të gjitha… Por, sërish Fushë Kosova është prej vendeve më të lira në Kosovë për çmimet e patundshmërive”, thekson ai.
Sipas tij, edhe këtë vit pritet të ketë rritje të çmimeve në patundshmëri.
“Ka pasur punë, është njëfarë pune konstante, normalisht çmimi është rritur. Blerje ka pasur, por mendoj që sërish ka me pas edhe përkundër asaj që është një frikë që do të ikin njerëzit… (Çmimet) janë duke u rritur dhe do të rriten ende. Mendoj se në vitin 2024 nuk do të ketë nën 800 euro metër katror, ndoshta shkon edhe më shumë, për shkak se trendi është në rritje, edhe në Prishtinë janë rrit shumë”, thotë ai.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha thotë se për fat të mirë në vitin që lamë pas, nuk ka pasur shtrenjtim të çmimeve në patundshmëri, porse shton se ka pasur leje më pak të lëshuara për ndërtim.
“Rritja e madhe ka ndodhë në vitin 2022 për shkak të rrethanave botërore, jo tek ne, vitin 2023 nuk ka ndonjë indikacion të rritjes së mëtutjeshme, aty-aty janë çmimet nëpër lagje të ndryshme. Por, për fat të mirë sivjet nuk pas edhe ndonjë shtrenjtim të dukshëm të materialeve ndërtimore. Përkundër kemi pas një zbritje të çmimit të hekurit, përndryshe materialet tjera janë në nivelin si në vitin 2022.
Ndërtimi sivjet, ka pas më pak leje të lëshuara në krahasim me vitet e mëparshme, mirëpo nëse ka pas kërkesë më pak nuk e kam si informacion. Te ne nuk e determinon çmimin e banesës, vetëm çmimi materialeve, mirëpo kostoja e tokës që është në rritje në vazhdimësi dhe normalisht krahu i punës në dy vitet e fundit është rrit dhe po shkon duke u rritur, sidomos me këtë friken tash se do të migrojnë gjithë”, thotë Hoxha.
I pyetur nëse pritet të ketë rritje të çmimeve në këtë drejtim këtë vit, ai thotë se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion që mund të ketë rritje.
“Nuk ka ndonjë indikacion që do të rriten, mirëpo duhet me pa qysh lëvizin kur të fillojë sezoni i ndërtimit mes shkurtit, si do të jenë çmimet e materialeve, kostot e tokave e kështu, varet prej rrethanave”, shton Hoxha.
Se çmimet e banesave dhe të qirasë janë shtrenjtë në krahasim me standardin e vendit, e thonë edhe qytetarët.
Qytetari, Hasim Ademi thotë se çmimet e banesave janë mjaft të larta, porse askush nuk merret me rregullimin e çmimit të tyre.
“Çdoherë janë të larta çmimet nëse bëjmë krahasim me rrogat, çdo artikull është shtrenjtë për ne… Por, askush nuk shikon për këtë punë, veç kush të ka mundësi merr e shet”, thotë Ademi.
Edhe qytetari, Jakup Zogaj vlerëson se çmimet e patundshmërive janë mjaft të larta.
“Kundër të ardhurave janë shumë shtrenjtë, shumë madje…edhe qirasë janë shtrenjtë, i njëjti sistem është”, thotë Zogaj.
Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për tre mujorin e dytë 2023 sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 për qind e përgjithshme të Investimeve të Huaja Direkte apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rrjeti i inteligjencës kundër pastrimit të parave, Ismaili: Lufta kundër financimit të paligjshëm kërkon përpjekje gjithëpërfshirëse
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Përfundon samiti i sigurisë Adria 2024 – prezantohen risitë e sigurisë dhe mundësitë për rritjen e biznesit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp