LAJMI I FUNDIT:

A do të kemi një Tetovë të pastër

A do të kemi një Tetovë të pastër

Në emisionin “Click Plus” të  TV21 sonte lidhur me ambienti jetësor në Tetovë bashkëbisedojnë ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ameti, kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili dhe përfaqësuesit e Shoqatës joqeveritare “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi  dhe Vesel Qazimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ja se çfarë e ka karakterizuar bashkëbisedimin e tyre:


Vesel Qazimi: Eco Guerilla, problemin nuk e keni zgjedhur ju politikanët. Nuk është aq e nevojshme të rritet vetëdija e qytetarëve sa që nevojitet vetëdijesimi i politikanëve, sepse të gjithë problemet aktuale lidhur me mjedisin jetësor vijnë si pasojë e keq menaxhimit politik. Na premtuat një Tetovë evropiane, një qytet pa mbeturina, por asgjë nga kjo nuk është realizuar edhe pas tre viteve qeverisje me Tetovën. Ju vazhdoni të silleni si organizata joqeveritare e jo si pjesëmarrës në qeveri, ka akuzuar Veseli.

I akuzuar nga ministri Ameti, se përfaqësuesit e Eco Guerilla se nuk japin propozime konkrete ai ka thënë se komunës së Tetovës i kanë dërguar projekte të shumta për përmirësimin e gjendjes siç është futja e transportit urban dhe shpëlarja e rrugëve me kimikate por nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete.

Hisen Xhemaili, kryetari i këshillit të Komunës së Tetovës: Ka thënë se ky nuk është problem vetëm i Tetovës por edhe i tërë vendeve të Ballkanit. Në mënyrë plotësuese ne ballafaqoheni edhe me probleme të trashëguara dhe me mungesë të kapaciteteve njerëzore dhe teknike, ka thënë ai.

Arianit Xhaferi: Ka dy vite që pritni 8 autobusë nga Ministria e transportit, “Jugohromi” punon pa filtra me aminin e Qeverisë mos na e ofendoni inteligjencën, kryetarja e komunës së Tetovës është nënkryetarja e partisë e cila është pjesëtare e Qeverisë. Problemi është te ju, ju nuk dini ti zgjidhni punët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori