Të hënën do të thirret seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar për kërkesat e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës dhe për nxjerrjen e një rezolute për të ndihmuar banorët e kësaj ane.
Kështu është vendosur në Komisionin për Arsim, në takimin që kanë mbajtur me anëtarët e Komisionit për Administratë Publikë, pas vizitës që i kanë bërë Luginës së Preshevës.
Deputetët thanë se nga ajo vizitë kanë pranuar kërkesa të shumta nga përfaqësuesit shqiptarë atje, ku ndër to është edhe bashkimi i Luginës me Kosovën, në negociata me Serbinë të shtrohet çështja e tyre dhe që Kosova të ndihmojë me projekte banorët që jetojnë atje.
Kryetari i komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, tha se për të ka qenë e papranueshme që gjatë shkuarjes në Preshevë në kufi është dashur të bëhet ndërrimi i tabelave të veturës zyrtare, ku ai bëri të ditur se kanë udhëtuar pa tabela.
Ai tregoi se në takim kanë pasur kërkesë që të punohet që Lugina të bashkohet me Kosovën.
“Në Bujanoc kemi takuar Këshillin Kombëtar, me kërkesat që na kanë bombarduar me kërkesa deri tek bashkimi me Kosovën. Ne kishim shkuar për vizitë me e pa gjendjen e tyre ata që politika e Kosovës i ka shti në grackë, i ka detyruar të marrin jo këtë anë jo atë anë, e cila në një formë është presion politik për migrim, për shpërngulje nga ato treva. Për shkak se disa kanë thënë do ta ndajmë kufirin, do ta ndajmë atë pjesë, disa kanë thënë që do të bashkohet komplet, disa ashtu disa kështu, kështu që është bërë një presion shumë i madh dhe ata janë në huti”, deklaroi ai.
Një nga kërkesat ai tha se ka qenë edhe dhënia e shtetësisë banorëve të cilët janë shpërngulur në Kosovë nga Lugina e Preshevës.
Ai tregoi se një problem me të cilët po përballen shqiptarët atje është largimi që po u bëhet nga regjistrat e shtetit të Serbisë.
“Neve në administratë asamblistët që ishin aty, nënkryetarja, na thanë që kemi pengesa në administratë për shkak të fshirjes së emrave nga regjistrat, nga ato regjistra që Serbia shkon i lyp nëpër shtëpia ku nuk janë i bënë pasive. Kjo do të thotë që ai numër i vogël që kanë mbetur diku rreth 600, 700 persona atje edhe ai është në rrezikim për zhdukje. Ky është një presion politik në vazhdimësi i Serbisë ndaj shqiptarëve në heshtje për shpërngulje. Kërkesa ka qenë që institucionet e Kosovës me bë më shumë edhe tek pika kufitare me pas lëvizje më të lehta edhe tek administrata dhe tek punësimet”, tha ai.
Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi ka thënë se gjendja e nxënësve të Luginës së Preshevës është shumë e rëndë, ku ai tha se vazhdojnë të përballen me mungesë të theksuar të teksteve.
Ai tha se janë njoftuar se shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen sa i përket punësimit.
“Shqiptarët e luginës së Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Evropë në kohën kur Serbia po bënë hapa gjigant drejt integrimeve në Evropë, e një gjë e tillë po ndodh edhe për shkak të heshtjes së institucioneve të Kosovës edhe kur ata janë në Bruksel, edhe në takime me ndërkombëtarët, po ashtu edhe heshtjes së institucioneve të Shqipërisë. Kërkesat janë që në Bruksel çështja e shqiptarëve të ngritët dhe atje të kërkohet reciprocitet në krahasim me pozitën që e kanë serbët në Kosovë, ta kenë edhe ata atje. Përkrahjen materiale të Këshillit Kombëtar, investime në projekte të ndryshme të disa ministrive, madje mundësisht të të gjitha ministrive që në vit ta realizojnë nga një projekt që mendoj që nuk është shumë barrë e madhe për Republikën e Kosovës”, tha ai.
Kurteshi tha se përveç që do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me vizitën, do të kërkojnë nga ministritë që të përkrahin Luginën me disa projekte. Po ashtu, ai kërkoi që secili deputet të ngrit çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në cdo forum ndërkombëtar që marrin pjesë.
Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, ka kritikuar institucionet e Kosovës që nuk po i pajisin me dokumente banorët që janë shpërngulur në Kosovë.
“Shqiptarët të cilët shpërngulen nga Lugina e Preshevës dhe vijnë në komunat tona në Fushë Kosovë sidomos, i kemi numrin më të madh pothuajse po edhe në komuna të tjera. Ata në një formë atje janë të hequr nga regjistrat, kurse këtu janë ilegal. Derisa nuk kanë dokumente të Republikës së Kosovës ky është një problem për mua shqetësues”, tha ajo.
Kurse, deputeti i LVV Liburn Aliu, tha se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet të ngritët në negociatat me Serbinë dhe se duhet të kërkohet reciprocitet i plotë me të drejtat e serbëve në Kosovë.
“Në negociata që janë mbajtur deri tash asnjëherë ajo nuk ka qenë temë diskutimi i çështjeve të të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjes, Bujanocit. Unë mendoj që nuk do të duhej që të ketë asnjë lloj negocimi në të ardhmen nëse nuk futet çështja e të drejtave të shqiptarëve në temë diskutimi. Jo vetëm kaq, por të jetë patjetër edhe një përfaqësues nga ana e qytetarëve të asaj ane në delegacionin e Kosovës. Të mos harrojmë që prej 2006 e deri sot të gjitha negociatat që janë zhvilluar cdo herë para negociatave iu është premtuar që ata do të bëhen temë e diskutimit dhe nuk janë bërë asnjëherë. Prandaj, unë mendoj që është fundi. Nuk do të duhet të ketë asnjë lloj negocimi në të ardhmen nëse nuk do të jetë çështja e të drejtave të shqiptarëve në tavolinë. Pra, duhet të udhëhiqemi nga parimi i reciprocitetit, reciprociteti i plotë me të drejtat e serbëve në Kosovë”, tha ai.&n bsp;
Anëtarët e të dyja komisioneve kanë deklaruar se do të thërrasin në raportim të gjithë ministrat për të kërkuar nga ta që të realizojnë projekte në Luginë të Preshevës, ndërsa me theks të veçantë kanë përmendur Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një projekt të nënshkruar para katër vitesh por që nuk është implementuar. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?