Të hënën pritet të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë paralajmëron se të hënën përvec zgjedhjes së Kreut të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të zgjedhet edhe kryeparlamentari i ri. Sipas partisë së Zoran Zaevit shumica prej 67 deputetëve është e mjaftueshme për të përfunduar konsitutimin e Kuvendit të lënë përgjysmë më 30 dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas Rregullores së Kuvendit, të hënën pasi të votohet përbërja e Komisionit në seancë plenare prezantohen propozimet e partive për kryetar Kuvendi. Propozimet do të shqyrtohen nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, kreu i të cilit duhet të thërrasë vazhdimin e seancës për të zgjedhur kreun e Kuvendit. Në rast se ky hap pengohet nga VMRO-DPMNE-ja, ekspertët shpjegojnë mekanizmat e tjera ligjore.
Ndër emrat më të përfolur deri më tani për kryetar Kuvendi është deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Këtë ditë më parë e konfirmuan edhe nga BDI. Xhaferi përveç LSDM-së, do të ketë edhe mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët. Ndonëse nuk e konfirmojnë, nga Aleanca për Shqiptarët thonë se kanë refuzuar që posti në fjalë t’i takojë kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela dhe se nuk kanë plan për të propozuar emër kandidati për kryetar Kuvendi.
Ndërkohë Lëvizja Besa si parti nënshkruese e deklaratës së përbashkët të partive shqiptare ka njoftuar se do të propozojë kandidatin e saj për kryetar Kuvendi, por gjithnjë duke lënë hapësirë që ky vendim të shqyrtohet. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk tregojnë nëse Xhaferi do të marrë edhe votat e deputetëve të tyre për marrjen e detyrës së kryeparlamentarit, ose do të propozojnë kandidatin e tyre./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analistët thonë se Asociacioni është zotim për Kosovën në Këshillin e Evropës – nuk duhet humbur kohë
Meta mban fjalën poshtë ballkonit të Berishës: Ish-kryeministri doli kundër copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë