Amanda Holland e ka edituar fotografinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, për të treguar se sa të njëjtë janë njerëzit që e shoqërojnë.

Dukja e Donald Trump nuk është ndryshuar aspak, por të gjithë të pranishmit prapa tij e kanë të njëjtën fytyrë, transmeton Telegrafi.


Diçka që nuk është në rregull me këtë fotografi të presidentit Trump foto 2 Fotografia origjinale dhe pa ndryshime

“Çka nëse ju them se e kam bërë photoshop fytyrën e secilit person prapa Trump. Nëse nuk do t’ju tregoja, as që do ta kuptonit”, ka shkruar Holland përbri fotografisë.

Diçka që nuk është në rregull me këtë fotografi të presidentit Trump foto 3 Të gjithë me një fytyrë

Në të njëjtën kohë, organizatat për të drejtat e njeriut e kanë shfrytëzuar këtë rast që të tregojnë "diskriminimet" gjinore në Qeverinë e re amerikane. /Telegrafi/