LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha rastet me COVID-19 në Gjakovë u infektuan nga infermieri i Spitalit të Gjakovës

Të gjitha rastet me COVID-19 në Gjakovë u infektuan nga infermieri i Spitalit të Gjakovës

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka folur për gjendjen e pacientëve të prekur me COVOD-19 nga kjo komunë.

Shala në një prononcim për RTV Dukagjinin, ka thënë se të gjitha rastet e prekura nga coronavirusi në Komunën e Gjakovës janë si rezultat i kontakteve që ata kanë pasur me të infektuarin e parë.


“Për fat të mirë qysh ditën e parë kur infermieri ka rezultuar pozitiv është izoluar në shtëpinë e vet. Edhe infermieri edhe gruaja e tij që poashtu është infermiere janë izoluar. Dje kemi bërë testet dhe për fat të keq një person tjetër na ka dalë pozitiv”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se megjithatë kontaktet e infektimit nuk janë bërë në spital pasi sipas tij i gjithë stafi është i obliguar të mbajë mjete mbrojtëse.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se të pesë rastet nga Komuna e Gjakovës janë si pasojë e kontaktit me një person dhe sipas tij këto gjurmë janë vërtetuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Personi në fjalë është duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa personat tjerë janë në izolim shtëpiak. Për fat të mirë ne kemi arritur që në institucion të mos ketë përhapje të mëtejme”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala.

Kujtojmë deri në momentin që po raportojmë, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë është 61, ndërsa Gjakova renditet e katërta pas Malishevës, Gjilanit e Vitisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori