Partitë parlamentare shqiptare po shprehën se janë të gatshme për organizimin e zgjedhjeve të reja, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që ato të mbahen. Në partitë në pushtet, LDK e AAK, thonë se do të vazhdojnë qeverisjen, por nëse krijohen rrethanat i kanë të përgatitura strukturat për zgjedhje. Ndërsa në PDK, përkundër gatishmërisë shprehën se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme.
Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri thotë se ka shumë arsye pse në këtë kohë nuk duhet të shkohet në zgjedhje, por nëse duhet të vijë në atë pikë, partia e tij është e gatshme.
“Patjetër që ne jemi të gatshëm, por janë shumë arsye që mendojmë që nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje. Jo nga fakti që ne udhëheqim qeverinë dhe jemi në pushtet, por jemi të bindur që shumë zhvillime janë të natyrës që procesi zgjedhor nuk do t’i ndihmonte. Sa i përket gatishmërisë, nuk diskutohet se LDK-ja është gjithmonë e gatshme, por besojmë që do të arrijmë edhe më tej të qeverisim dhe të ketë një qeverisje stabile dhe për të ardhmen nuk mund të parashikojë”, u shpreh Beqiri.
Në linjë të njëjtë me Beqirin është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila thotë se përderisa nuk ka qarje të koalicionit, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja.
Ajo thekson se vazhdimisht janë duke punuar me strukturat dhe elektoratin për të qenë gjithmonë në gatishmëri.
“Koalicioni po funksionon nuk e kemi ndonjë qarje të koalicionit, por nëse sjellën rrethanat që duhet të shkojmë në zgjedhje, Aleanca punon vazhdimisht me strukturat e veta. Jemi në kontakt me elektoratin, strukturat dhe jemi të gatshëm për procesin zgjedhor nëse vinë rrethanat që të shkojmë në zgjedhje… Në këto rrethana është një koalicion stabil. Nëse kemi një koalicion stabil është e pakuptimtë të shkohet në zgjedhje, por në cilëndo rrethanë Aleanca është e gatshme për zgjedhje të reja”, u shpreh Kadrijaj.
Kundër zgjedhjeve të reja u shpreh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, por i cili thotë se për një proces të tillë janë gjithmonë të gatshëm.
“PDK-ja çdo herë është e gatshme sidomos kur është në opozitë për të reja dhe parakohshme. Problemi është se cili do të ishte synimi i zgjedhjeve të parakohshme politikisht. Unë mendoj që krejt çka duhet të bëjmë është të përgatitemi për zgjedhje lokale në vitin 2021”, thotë Hoxhaj.
Por pavarësisht këtyre, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke shprehur gatishmërinë për zgjedhje të reja, thotë se po punojnë me ngulm të “heqin qafe” qeverinë Hoti, që sipas saj, po e rrezikon Kosovën.
“Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet, nuk e ka as mbështetjen nga Kuvendi i Kosovës, duke pasur parasysh se nuk i ka as 61 deputetë që e mbështesin… Ka mungesë të legjitimitetit, sepse pse nuk përfaqëson vullnetin e popullit të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Prandaj në këto rrethana nuk është se do të shfrytëzojmë ndonjë situatë, por do të punojmë me ngulm dhe do të kemi angazhim të madh për të hekur qafe këtë qeveri që po e rrezikon jashtëzakonisht Republikën e Kosovës”, thotë ajo.
Pikërisht një vit më parë në Kosovë janë organizuar zgjedhjet e parakohshme./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk