Me të gdhirë, aty u pa një shkatërrim i madh: Pamje nga epiqendra e tërmetit me qindra të vdekur në Turqi

Tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në Turqi, me epiqendër Kahramanmaraş - Turqi, përveç viktimave të shumta, shkaktoi edhe shkatërrime të mëdha – sidomos në këtë rajon.
Sipas vlerësimeve fillestare, 912 njerëz në Turqi kanë gjetur vdekjen në Kahramanmaraş, Gaziantep, Malatya, Osmaniye, Diyarbakır, Şanlıurfa, Adana, Adiyaman, Hatay dhe Kilis.
Por në Pazarcık, epiqendra e tërmetit, me të gdhirë u pa një shkatërrim i madh, shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi.
Dhe në këtë drejtim, ato kanë sjellë këto pamje të frikshme nga atje.
Ndërkohë pothuajse 3,000 ndërtesa janë shembur vetëm në Turqi, sipas presidentit Recep Tayyip Erdogan. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































































