Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se Shtetet e Bashkuara aktualisht janë duke zhvilluar ‘shumë’ raketa super të shpejta hipersonike.
Një deklaratë e tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjen pasi ushtria e SHBA-së i dha një kontratë prej 2.5 miliardë dollarë, kompanisë së hapësirës ajrore dhe mbrojtëse Lockheed Martin për t’i ndërtuar ato me qëllimin që të kishte të paktën një gati deri në fund të vitit të ardhshëm.
Përmendja nga Trump e raketave supersonike u bë shkurt gjatë adresimit të tij para mediave të mërkurën, ndërsa foli për tensionet me Iranin – vetëm disa orë pasi forcat iraniane qëlluan me raketa bazat ushtarake që strehonin trupa amerikane në Irak.
Siç shkruan Daily Mail, nuk është sekret që SHBA ka punuar në zhvillimin e armëve hipersonike, por fjalimi i Trump nënkuptonte se raketa të tilla tanimë janë në ndërtim.
“Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, vdekjeprurëse dhe të shpejta”, tha Trump.
“Në ndërtim e sipër janë shumë raketa hipersonike”.
“Fakti që kemi këtë ushtri dhe këto pajisje të shkëlqyeshme, megjithatë, nuk do të thotë që duhet t’i përdorim ato. Ne nuk duam t’i përdorim. Fuqia amerikane, si ushtarake ashtu edhe ekonomike, është parandaluesi më i mirë”.
Ndërsa, po sipas Daily Mail, kombinimi i shpejtësisë, manovrimit dhe lartësisë së raketave hipersonike mund t’i bëjë ato të vështirë për t’u gjurmuar dhe përgjuar.
Siç bëhet e ditur, ato udhëtojnë me më shumë se pesë herë nga shpejtësia e zërit ose rreth 3,853 milje në orë.
Madje, disa do të udhëtojnë edhe deri në 15,000 milje në orë, që sipas studiuesve të armëve, është rreth 25 herë më shpejt se avionët modernë të pasagjerëve.
Ndonëse nuk është e qartë se çfarë lloji të armëve hipersonike iu referua Trump në fjalimin e tij, për dallim nga raketat balistike, armët hipersonike nuk ndjekin një trajektore balistike dhe mund të manovrojnë gjatë rrugës për në destinacionin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje