LAJMI I FUNDIT:

Të fshehtat e princeshës Diana

Të fshehtat e princeshës Diana

Në vitin 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana, e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Charles kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.

E shkatërruar, ajo kishte vendosur ta bënte publike anën e saj të historisë duke regjistruar mendimet e saj për autorin Andrew Morton nëpërmjet një takimi. Kushti i saj ishteqë përfshirja e saj të rruhej në një sekret strikt.

I dashuri sekret i princeshës Diana, mohon të jetë babai i princit Harry
Lexo po ashtu I dashuri sekret i princeshës Diana, mohon të jetë babai i princit Harry

Libri që ai shkroi “Diana: Historia e saj e vërtetë” shkaktoi një ndjesi. Tani, 20 vjet nga vdekja e saj, libri do të ripublikohet me transkriptet e këtyre regjistrimeve, bën të ditur Top Channel.


Diana rrëfen se një natë para martesës ka qenë mjaft keq, hante gjithçka që i dilte përpara dhe kjo për shkak të historisë së Camillas.

“Teksa po kaloja për në altar, po kërkoja për të (Camillan). E dija që ajo ishte aty sigurisht dhe po kërkoja për të”, ka rrëfyer Diana.

Ajo ka treguar se u fiksua pas saj dhe nuk i besonte bashkëshortit Charles në lidhje me të. Ndërkohë që vazhdonte të vuante nga bulimia, duke u bërë gjithnjë e më e dobët, teksa nuk kishte duruar më dhe pak javë pas martesës kishte tentuar të priste damarët me brisk.

Diana ka rrëfyer dhe marrëdhëniet e vështira me familjen mbretërore. “Unë isha një problem, dhe ata e regjistruan Dianën “si një problem”, është shprehur ajo.