Lidhja Demokratike e Kosovës i ka paraqitur katër ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me procesin zgjedhor. PDK i ka paraqitur tri ankesa, Vetëvendosje 1, dhe Alternativa i ka paraqitur dy ankesa, të cilat janë duke u shqyrtuar.
Kështu tha për KosovaPress kryesuesi i PZAP-së Mul Desku, i cili ka folur për ankesat e partive politike lidhur me parregullsitë që pretendojnë që ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor që u mbajt më 19 nëntor.
“Alternativa dy ankesa. PDK i ka paraqitur tri ankesa. LDK i ka paraqitur katër ankesa dhe VV e ka paraqitur një ankesë… Sa i përket Prishtinës, LDK që ka kërkuar rinumërim të vendvotimeve në komunën e Prishtinës, ka paraqitur një ankesë me të cilën kërkon rinumërimin me pretendimet dhe me faktet që i ka prezantuar që ka pasur parregullsi siç janë: mospërputhja e nënshkrimeve në listat votuese me votat që kanë qenë në kutitë e votimit. Pastaj ka paraqitur si pretendim apo si fakt pavlefshmërinë apo shpalljen e një numri të konsiderueshëm të fletvotimeve të pavlefshme. Ka theksuar në ankesë se ka rreth 600 fletëvotime të pavlefshme dhe rreth 500 fletvotime të zbrazëta. Këto janë disa arsye dhe mos përputhja e disa rezultateve në formularët e rezultateve dhe formularët e kandidatëve. këto janë disa fakte me të cilat pretendohet se ka pasur parregullsi. Këto parregullsi që pretendojnë se kanë qenë, LDK k ërkon rinumërim në të gjitha vendvotimet në komunën e Prishtinës”, tha Desku.
Sipas tij edhe PDK po kërkon anulim në disa vendvotime për të cilat pretendon se ka pasur parregullsi.
“Nga ana e subjektit politik PDK gjithashtu dhe në Prizren pretendohet se në një qendër të votimit në katër vendvotime pretendohet se ka pasur parregullsi të natyrave; mospërputhje të nënshkrimit të listave të votuesve me fletëvotimet e ndodhura në kuti. Dhe për shkak të presioneve që ka pasur gjatë votimit në ato vendvotime dhe pretendojnë se për shkak të atyre parregullsive të anulohen ato vendvotime në ato qendra të votimit dhe të përsëritet votimi. PDK kërkon që të përsëritet votimi në ato vendvotime… Edhe në Prizren ka pasur ankesë me pretendimet se ka pasur parregullsi, gjoja se ka pasur edhe blerje votash. Mirëpo ato janë pretendime me ankesa. Subjektet i kanë bashkangjitur dëshmitë e tyre dhe paneli do t’i shqyrtoj me kujdes për të gjitha ankesat do të marrë vendime brenda afatit ligjor”, tha ai.
Por, se a do të shkojë apo jo Prishtina në rinumërim dhe një qendër votimi në rivotim në Prizren sipas ankesave të LDK-së dhe PDK-së, Desku thotë se kjo gjë mund të dihet vetëm pas shqyrtimit të ankesave.
“Nuk mund të themi. Ankesat janë duke u shqyrtuar. Anëtarët e Panelit, të cilët janë gjyqtarë, me kujdes me profesionalizëm, janë duke i shqyrtuar të gjitha pretendimet ankimore, provat apo dëshmitë që i janë bashkangjitur këtyre ankesave. Dhe me kujdes do t’i shqyrtojmë dhe brenda afatit ligjor do të marrim vendime dhe me vendime do t’i njoftojmë palët për ankesat që i kanë paraqitur”, tha Desku
Nëse do të shkohet në rivotim apo rinumërim, kjo gjë sipas Deskut do të dihet më së largu të enjten në orën 19:00.
“Paneli ka afat dhe obligim që brenda 72 orëve, për të njoftuar ankuesit apo palët në këtë rast lidhur me ankesat e tyre. Që i bie të enjten në ora 19:00. Deri në ora 19 të ditës së enjte me 23 nëntor palët do të njoftohen me vendimet lidhur me ankesat e tyre”, tha Desku
Desku tha se në PZAP nuk ka pasur ndonjë ankesë lidhur me raportimet se Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar transport për votuesit e saj ditën e balotazhit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-27-780x439.png)
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/478077845_1194798422013482_1061800151648555614_n-780x439.jpg)
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese
![Vaktia e Ramazanit 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vaktia-e-Ramazanit-2025-e1739353939191-780x439.jpg)
Vaktia e Ramazanit 2025
![Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-8-e1728118285998-780x439.jpg)
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re