LAJMI I FUNDIT:

Të enjten protestojnë punëtorët e Postës

Të enjten protestojnë punëtorët e Postës

Pas tri ditë të grevës së përgjithshme, punëtorët e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës të enjten më 13 shtator do të mbajnë protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00.

Sindikata njofton se protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës.


“Protesta mbahet me qëllim të realizimit të kërkesave të punëtorëve të Postës, si në vijim: Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar; Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës); dhe Realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Sindikatës, përcjell Telegrafi.

Hoti: Për shkak të mos marrjes së pagave, punëtorët e Postës po shndërrohen në raste sociale (Video)
Lexo po ashtu Hoti: Për shkak të mos marrjes së pagave, punëtorët e Postës po shndërrohen në raste sociale (Video)

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se punëtorët e kësaj ndërmarrje publike janë në gjendje të vështirë për shkak të mos marrjes së pagave.

Ai ka treguar se vonesat për dhënien e pagave për rreth 1,000 të punësuarit në Postë, ka bërë që nga muaji në muaj, gjendja e tyre sociale të keqësohet. /Telegrafi/