LAJMI I FUNDIT:

Të enjten në Tetovë do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

Të enjten në Tetovë do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se të enjten, më 27 prill, do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit me rastin e qëndrimit të një delegacioni të lartë të Republikës së Kosovës.

Kufizimi i përkohshëm i qarkullimit do të fillojë nga ora 5 e mëngjesit deri në përfundim të vizitës zyrtare. Siç njoftuan nga komuna, për vizitë do të vijë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Gjatë kësaj periudhe do të ndalohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Iliria”, nga kryqëzimi me rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” deri në kryqëzimin me rrugën “Bllagoja Toska”. Gjithashtu, nuk do të lejohet parkimi në rrugën “JNA”, nga kryqëzimi me rrugën “Dimo Gavrovski” deri në bulevardin “Ilindenska”, si dhe në bulevardin “Ilinden”, në kryqëzimi me bulevardin “Iliria” deri në udhëkryqin me rrugën “JNA”.


“Në të gjitha rrugët e tjera të qytetit ku parkimi është tashmë i ndaluar, automjetet do të sanksionohen dhe tërhiqen, për të siguruar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesmarrësve të tjerë të rrugës”.

“SPB-Tetovë apelon qytetarët që të enjten, më 27 prill, të mos lëvizin me automjetet e tyre në zonën qendrore të qytetit pa nevojë të domosdoshme dhe imediate, por edhe të kenë mirëkuptim dhe durim për ndryshimin e regjimit të komunikacionit dhe të respektojnë dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat, urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, me ç’rast në mënyrë direkte do të kontribuojnë në realizimin e sigurt të vizitës zyrtare të delegacionit kosovar”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori