LAJMI I FUNDIT:

Do të dorëzohet kërkesë në Qeverinë e Maqedonisë për shtatë orë punë në ditë dhe dy festa të reja

Do të dorëzohet kërkesë në Qeverinë e Maqedonisë për shtatë orë punë në ditë dhe dy festa të reja

Iniciativë për shpalljen e 2 janarit dhe 2 majit ditë jo pune, si dhe kërkesë për shtatë orë punë në ditë, do të dorëzojë në Qeverinë e Maqedonisë, Sindikata e punëtorëve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve.

Kryetari i Sindikatës Peco Grujovski, sot në konferencë për shtyp tha se është koha që Maqedonia të kyçet në trendet evropiane dhe në Ligjin për marrëdhënie pune i cili është në fazën e përpunimit të bëhen shtatë orë punë në ditë, gjegjësisht 35 orë punë në javë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Me shtatë orë punë në ditë do të bëhet vendosje më e mirë e punës. Me uljen e kohës së punës për 10.2 për qind nga çdo punëtor, teorikisht do të çojë në nevojën për angazhimin e punëtorëve shtesë. Nga aspekti social kërkesën tonë e argumentojmë me atë që rritet mundësia për kujdesje ndaj familjes dhe rekreativitet”, tha Grujovski.

Ndërsa në lidhje me ndryshimin e Ligjit për festa, ai tha se në vitin 2007 festa e deriatëhershme (2 janari) u vendos si ditë pune. Ai tha se kërkojnë që përkrah 1 majit, edhe 2 maji të jetë ditë jopune./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori