LAJMI I FUNDIT:

Të dielën në Kosovë ushtrimi më i madh ndërkombëtar, Mehaj: Gati të presim 25 shtete me mbi 22,000 ushtarë

Të dielën në Kosovë ushtrimi më i madh ndërkombëtar, Mehaj: Gati të presim 25 shtete me mbi 22,000 ushtarë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se nga nesër do të fillojnë me ushtrimin më të madh ndërkombëtar “Defender Europe 23”.

Mehaj potencoi se për të arritur në këtë ditë janë bërë investime në pajisje dhe sisteme të armatimit si asnjëherë më parë.


“Më shumë se një vit përgatitje intensive për realizimin e suksesshme të këtij ushtrimi. Investime në pajisje dhe sisteme të armatimit, investime në infrastrukturë, trajnime, stërvitje e shkollime si asnjëherë më parë”, shkroi Mehaj.

Mehaj theksoi se ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-s.

“Republika e Kosovës është gati të pres 25 shtete partnere me mbi 22.000 ushtarë për “Defender 23”. Synimi ynë është i qartë, ushtria e Republikës së Kosovës është gati t’i bashkohet familjes së madhe të NATO-së”, ka shkruar tutje Mehaj.

Qytetarët e Kosovës të dielën mund të shohin nga afër një pjesë të njësive, pajisjeve dhe automjeteve të ushtrisë së vendit.

Ceremonia zyrtare do të fillojë në orën 11:00, ndërsa nga 13:40 do të hapet për qytetarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Shqipëria dhe Serbia kandidojnë së bashku për organizimin e EURO 2027, Berisha: Akt i pastër antishqiptar i Edi Ramës

Lajme
Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për

Draft-statuti për Asociacionin a mund të dërgohet për "vlerësim" në Gjykatën Kushtetuese?

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Kalo në kategori