LAJMI I FUNDIT:

Të dielën në DokuFest premiera e filmit “Hu” ngs regjisori Leart Rama (Foto)

Të dielën në DokuFest premiera e filmit “Hu” ngs regjisori Leart Rama (Foto)

Me 7 gusht mbahet premiera e filmit dokumentar “HU” qe me shume mund dhe perkushtim u punua bashke me Quentin Laurent, Alex Jovanovska, Lucian Casu dhe Leonard Matei.

Ky film dokumentar eshte rreth nje grupi njerezish qe njihen shume pak, sidomos nga vendet perendimore.


Filmi flet per nje dite te enjteje te zakonshme, por jo shume te zakonshme per dervishet e Teçese “Halveti” ne Prizren.

Qetesia, meditimi, paqja dhe mikepritja jane gjerat qe i karakterizojne dervishet dhe me kete film pritet nje eksperience me pamje ekskluzive ne nje udhetim shume te thelle dhe spirituoz gjate shikimit te ritualit tyre me nje akustikë rrenqethese.

Keta njerez shume shpesh nencmohen dhe diskriminohen gjate jetes se perditshme, por ne anen tjeter ata vazhdojne dhe jetojne ne boten e tyre pa u ndikuar shume nga bota e jashtme.

Premiera e ketij filmi eshte me 7 gusht ne ora 20:00 ne Dream Cinema- DokuFest.

Gjithashtu realizimi i filmit tjeter eshte bere ne muajin qershor me titull “PISKAMA”.

Filmi flet per nje familje gjate vitit 1998 ne diten e pare te luftes ne Kosove dhe lufta e tyre per te mbajtur qetsi ne nje bodrum te ngushte. Rolet kryesore jane May-linda Kosumoviç dhe Valon Rama.

Ky film eshte shume i vecant per mua pasiqe sa eshte film drame biografik, ne te njejten kohe eshte eksperimental sepse e kam rindertuar komplet ngjarjen e familjes time duke i kthyer kete here per te xhiruar filmin shumicen e familjarve prap pas 18 viteve ne te njejtin bodrum ku ata i kane kaluar momente me te frikshmen te jetes se tyre. Ky film eshte realizuar pa buxhet, por me shume dashuri. Tashme eshte duke konkurruar ne disa festivale nderkombetare dhe shume shpejte datat e premieres do te behen te ditur.

image

image