LAJMI I FUNDIT:

Të dielën fillon gjysmë maratona: Policia njofton për rrugët që do të bllokohen në Prishtinë

Të dielën fillon gjysmë maratona: Policia njofton për rrugët që do të bllokohen në Prishtinë

Me rastin e mbajtjes që gjysmë maratonës Ndërkombëtare me datën 29.04.2018 në ora 10:00, do të bllokohen disa rrugë.

Gjysmë maratona do të mbahet në Rajonin e Prishtinës, duke i shfrytëzuar rrugët në rajonet e stacioneve Policore Qendra, Jugu, Fushë Kosovë dhe Obiliq.


Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në rajonin e Prishtinës me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut.

“Meqenëse kryeqyteti gravitohet nga një numër i madh automjetesh dhe qytetarësh, duke vlerësuar se bllokimi i segmenteve të caktuar rrugore paraqet vështirësi në rrjedhën normale të komunikacionit, gjatë kohës që do të zhvillohet gjysmë maratona pjesëtarët policor do të merret me ridrejtimin e komunikacionit.

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten, në qarkullimin rrugor, kërkojmë mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre me vetura ose të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundim të këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE

Lajme
Kalo në kategori