Çifti i njohur Heidi Lushtaku dhe Robin Haxhi Krasniqi janë kthyer në personazhet më të dashur për publikun.

Modelja dhe boksieri i njohur tash e sa kohë janë në lidhje dashurie, ndërsa kanë bërë të ditur se vitin e ardhshëm do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.


Heidi është ajo, e cila më shpesh publikon fotografi të çiftit në rrjetet sociale.

Dhe imazhet tregojnë se ata nuk po ndahen asnjë çast nga njëri-tjetri.

Përveçse gjatë gjithë ditës që janë bashkë, Heidi dhe Robin ndajnë edhe ushtrimet e palestrës së bashku.

Ndonëse Krasniqi është më i përkushtuar në ushtrime falë profesionit, edhe Heidi duket se nuk po ia lë mangut duke mbajtur vazhdimisht trupin e saj në top formë.

Dyshja duken shumë të lumtur dhe të dashuruar edhe gjatë kohës kur pozojnë gjatë pauzave të tyre në ushtrime. /Telegrafi/

heidi1

heidi e1504206693565