Të besosh në Babadimër: Gjë e dëmshme apo e shëndetshme për fëmijët?
Thuajse secili fëmijë amerikan beson në Babadimër, por me kohën, fëmijët e tjerë apo anëtarët e familjes ua tregojnë të vërtetën.
Shumë ekspertë thonë se besimi në Babadimër është gjë e shëndetshme për fëmijët. Kjo sepse Babadimri u mundëson atyre ta përjetojnë kënaqësinë e festave të fundvitit, transmeton Telegrafi.
Por, disa tjerë thonë se Babadimri është figurë e komercalizuar, dhe t’i bindni fëmijët se Babadimri është i vërtetë mund të jetë gjë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor.
Dr. Vanessa LoBue nga ‘Psychology Today’ thotë se nuk është gjë e keqe t’i lejoni fëmijët të besojnë në Babadimër.
“Ekzistojnë dëshmi se shpërblimet (si dhuratat) e zvogëlojnë motivimin e fëmijëve. Prandaj, të mbështeturit në Babadimër për të promovuar sjellje të mirë nuk është strategji e mirë. Por, njëkohësisht nuk ka ndonjë dëshmi që sugjeron se mësimi i së vërtetës për Babadimrin shkakton trauma te fëmijët – ose se shpie në probleme besimi mes prindërve dhe fëmijëve”, transmeton Telegrafi.
‘Fast Company’ thotë ndryshe, duke sugjeruar se bindja e fëmijëve se Babadimri ekziston mund t’u shkaktojë atyre dëme më vonë kur e kuptojnë të vërtetën.
“Çfarë efekte kanë këto gënjeshtra te fëmijët? Richard Dawkins, në librin e tij ‘Iluzioni Zot’, thotë se përrallat e tilla mund t’u shkaktojnë fëmijëve mungesë kreativiteti, por në të njëjtën kohë miti i Babadimrit u dhuron atyre një mësim të vlefshëm: Jo çdo gjë që u thonë të rriturit është e vërtetë”.
Dr. Matthew Lorber, psikiatër i fëmijëve, thotë se nocioni i një burri që fluturon rreth e rreth botës në një makinë që drejtohet nga drerët, që futet në shtëpitë e njerëzve përmes oxhakut dhe u dhuron dhurata, dhe e gjithë kjo ndodhë brenda një nate të vetme, padyshim se është e pamundur. Por, siç thotë ai, nuk është gjë e keqe që fëmijët të besojnë në mitin e dikujt që përpiqet t’i bëjë të lumtur nëse ata sillen mirë.
“Imagjinata është pjesë normale e zhvillimit të fëmijëve, dhe u ndihmon atyre të zhvillojnë mendje kreative”, ka treguar ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Ti je e dashura numër 2
Ivanka Trump sinonim i elegancës në Ditën e Inagurimit, por çfarë sekreti fsheh veshja e saj?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!