LAJMI I FUNDIT:

“Do të bëjmë të gëlltisësh gjuhën” – tifozët e Milanit kërcënojnë Dimarcon pas koreve, lojtari kërkon falje

“Do të bëjmë të gëlltisësh gjuhën” – tifozët e Milanit kërcënojnë Dimarcon pas koreve, lojtari kërkon falje

Anësori i Interit, Federico Dimarco është kërcënuar nga tifozët ultras të Milanit, pas koreve dhe këngëve të italianit pas fitores së Nerazzurrëve në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Lojtari është detyruar të kërkoj falje.

Goli i Lautaro Martinez kundër Milanit i hapi rrugën Interit për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën Nerazzurrët do ta luajnë kundër Manchester Cityt në Stamboll më 10 qershor.

Por, temperamenti në veri të Italisë është i lartë. Protagonist për keq është anësori i majtë, Dimarco, i cili është kërcënuar nga ultrasit e Milanit në ditën e djeshme.


Gjithçka ka nisur nga disa këngë që Dimarco i këndoi së bashku me tifozët e Interit, pasi eliminuan Milanin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Disa orë pas ndeshjes, tifozët radikalë apo ultras të ekipit rival, Milanit, vizituan shtëpinë e Dimarcos dhe i vendosen një pankartë.

“Dimarco mendo të luajë… ose do të të bëjmë të gëlltisësh gjuhën”, shkruhet në pankartën që ultrasit e Milanit kishin varur në shtëpinë e lojtarit.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ylli i Interti ka përdorur rrjetet sociale për t’i kërkuar falje tifozëve të Milanit.

“Të martën në mbrëmje pas ndeshjes e lashë veten të shkoj në një moment mendjelehtësie. Doja t’u kërkoja falje të gjithë tifozëve të Milanit që u ndjenë të ofenduar”, ka shkruar Dimarco në profilin e tij privat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

La Liga
Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

La Liga
Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

La Liga
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Kalo në kategori