DJ dhe producenti francez Hugel, i njohur për ritmet energjike latine, ndezi atmosferën në Tiranë duke përfshirë në setin e tij edhe hitin e artistes kosovare Tayna, “Si Ai”.

Hugel arriti famë ndërkombëtare pas remiksit të këngës “Bella Ciao” në 2018, ndërsa përfshirja e këngës “Si ai” dëshmon ndikimin global të muzikës shqiptare.


Me stil urban dhe tekst të fuqishëm, “Si Ai” është bërë hit viral në botë, duke theksuar potencialin ndërkombëtar të Taynas.

Tayna vazhdon të jetë një zë unik dhe i fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, duke fituar gjithnjë më shumë vëmendje jashtë kufijve.