Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift, kishte një të ftuar special në një nga koncertet e fundit: të dashurin e saj të ri, Travis Kelce.

Gjatë shfaqjes së saj të tretë në stadiumin Wembley të Londrës, artistja befasoi fansat duke ftuar yllin e NFL në skenë me të.


Travis iu bashkua biondes për "I Can Do It with a Broken Heart", i veshur me një kostum të zi elegant dhe një kapelë.

Screenshot 18 19 Taylor Swift dhe Travis Kelce

Ai bëri një paraqitje të mrekullueshme duke mbajtur në krahë partneren si pjesë e performancës së tyre.

I njëjti po ashtu tregoi aftësitë në kërcim dhe u shfaq i buzëqeshur para audiencës.

Screenshot 19 23 Taylor Swift dhe Travis Kelce

Paraqitja e Kelce erdhi vetëm disa ditë pasi ai dhe Swift zyrtarizuan lidhjen në Instagram.

Ata ishin në prapaskenë në shfaqjen e parë të yllit në Londër me Princin William, Princin George dhe Princeshën Charlotte. /Telegrafi/