Këngëtarja dhe kompozitorja, Taylor Swift fitoi të gjashtë trofetë për të cilët pretendonte të dielën (20 nëntor) në American Music Awards, duke përfshirë çmimin kryesor të natës: Artistja e vitit.

Çmimet e reja në AMA e ngritën totalin e trofeve të fituara nga Swiftit në 40-të, duke thyer rekordin e saj për më së shumti fitore në ceremoninë më të madhe në botë të çmimeve të votuara nga fansat.


Këngëtarja e "Anti-Hero", e veshur me një kostum me shkëlqim prej ari, tha se mbështetja e fansave në vitet e fundit e kishte inkurajuar atë të shkruante më shumë muzikë, gjë që e bëri atë më të lumtur.

64760391 11451253 Stunning The Bejeweled hitmaker showed of a hint of her cleavage a 100 1669016907684

"Unë kam fansat për t'i falënderuar në thelb për lumturinë time", tha Swift para publikut në ceremoninë në Los Angeles.

64760389 11451253 What fiasco Taylor who last week revealed she was p d off follow a 93 1669016907401

“Nuk mund të shpreh sa e pabesueshme është për mua që unë ende e bëj këtë dhe që ju ende kujdeseni”, shtoi ajo.

64765043 11451253 Full Her full lips were painted bright red and she flashed a bri a 91 1669016907327

32-vjeçarja publikoi katër albume origjinale dhe dy ri-incizime në tre vitet e fundit, më shumë se i gjithë prodhimi i saj i dekadës së mëparshme.

64762829 11451253 Clean sweep Taylor Swift made a surprise appearance at the 2022  a 92 1669016907328

Këngët nga albumi i saj më i fundit, "Midnights", zuri të gjitha 10 vendet kryesore në tabelën e këngëve të Billboard pas debutimit të tij në tetor.

64763007 11451253 Wow The star sported voluminous locks as she posed with a sultry a 98 1669016907489

Çmimet e tjera për Swift në AMA përfshinin: Albumi më i mirë ‘country’, albumi më i mirë pop, Videoklipi më i mirë, artistja më e mirë pop, artistja më e mirë ‘country’.

64765047 11451253 Baring some skin The star s tanned back was easily seen and the  a 90 1669016907326

Për artistin e vitit, Swift triumfoi mbi emra të tjetër të suksesshë, duke përfshirë Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny. /Telegrafi/