Një recetë e shijshme, e pasur në vlera ushqyese Nevojiten:▪ 2 kg mish pule, ▪ 1 kg qepë të kuqe, ▪ 4-5 thelpinj hudhre, ▪ 350 g karota, ▪ 300 g speca të grirë të pjekur, ▪ 1,5 l lëng të dendur domateje, ▪ 4 dl ajkë të ëmbël, ▪ 1 dl vaj kungulli, ▪ 5-6 lugë mëlmesa të thata, ▪ 2 lugë spec të ëmbël të bluar, ▪ 2 lugë koncentrat domateje, ▪ një lugë spec djegës të bluar, ▪ një lugë majdanozi të grirë imët.Përgatitja:

Mishin e pulës ndajeni nga kockat dhe lëkura, por mos i hidhni poshtë, do t’ju nevojiten më vonë.


Kockat qitni në një litër ujë dhe zieni mirë (qitni kripë kur të vlojnë), derisa lëngu i mishit të mos marrë ngjyrë të verdhemët.

Kullojeni dhe lëreni anash.

Lëkurën dhe yndyrën fërgojeni derisa të lëshojnë gjithë lëngun, shtypni mirë dhe në yndyrë shtoni vajin e kungullit.

Në vaj qitni qepën e kuqe të grirë dhe karotën, përzieni dhe ngadalë fërgoni derisa qepa të fillojë të shkrihet.

Atëherë shtoni edhe qepën e grirë imët dhe koncentratin e domates. Fërgoni pak, vetëm sa të lëshojë aromë.

Lëreni anash dhe lakojeni lehtë, në mënyrë që yndyra e tepërt të ndahet, mblidheni dhe lëreni për më vonë.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.