ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot Taulant Kelmendin në pozitën e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti ka uruar Kelmendin për detyrën e re dhe përmbushjen e përgjegjësive të reja.


Kelmendi është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në Lëvizjen Vetëvendosje nga Peja. /Telegrafi/