LAJMI I FUNDIT:

Tatuazh për të mbuluar shenjat e lindjes cezariane (Video)

Tatuazh për të mbuluar shenjat e lindjes cezariane (Video)

Artisti i tatuazheve nga Shangai, Shi Hailei ka ndihmuar dhjetëra gra kineze të rifitojnë besimin te vetja pas lindjes, e këtë e ka realizuar përmes tatuazheve falas për nënat që duan të fshehin shenjat e mbetura nga ndërhyrja cezariane.

I frymëzuar prej artistes braziliane, Flavia Carvalho, puna e së cilës ka ndihmuar një sërë grash, viktima të dhunës familjare, të mbulojnë dëmtimet e pësuara, 32-vjeçari kërkon të bëjë të njëjtën gjë me femrat e vendit të tij, të cilat përjetojnë rënie të vetëbesimit pas lindjes së një fëmije.


“Kur përfundova mbulimin e parë falas të një shenje nga lindja, e mendova si arritje të madhe timen, në momentin që pashë buzëqeshjen në fytyrën e asaj nëne. Kështu që vendosa ta bëj sërish. Më jep kënaqësi të madhe kur shoh sesi ia kthen besimin te vetja, fakti që nuk kanë më shenja aq të dukshme në trup”, tha Shi Hailei, artist tatuazhesh.

Shi punon tani falas me dy gra në muaj, e të njëjtën gjë bëjnë edhe kursantët e tij. Nëse ka më shumë se 6 kërkesa në 4 javë, gratë vihen në listë pritjeje. Niveli i lartë i lindjeve cezariane në Kinë i ka hapur rrugën një tregu të bollshëm kremrash e procedurash estetike.

Gratë atje shpenzojnë deri në 300 juanë (50 dollarë) në muaj për një xhel silikoni, me shpresën se do t’ua heqë shenjën e mbetur, ndërsa sallonet e bukurisë ofrojnë trajtime me lazer që shkojnë deri në 2.000 juanë (gati 300 dollarë) për centimetër të lëkurës së dëmtuar, transmeton tch.

Shpeshherë, megjithatë, edhe këto metoda rezultojnë të pasuksesshme dhe shpresa e fundit për të fshehur njëherë e mirë shenjat e padëshiruara mbetet tatuazhi.

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit

Fun
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Kalo në kategori