TATUAZH
Milan Mladenović (1958–1994)
Poezi nga: Milan Mladenović
Përktheu: Fadil Bajraj
dua ta harroj
këtë ditë dhe ditën e djeshme
po bëhem indiferent
e shikoj veten nga brenda
nevojitet një nxitje
jam bosh dhe i lodhur
dua të jem atje
ku është e lehtë të thuash se është mirë
ta-tu
trëndafil në gjoks
ta-tu
në leshtore
rrena dhe mimika
ta-tu
tatu shumë e mirë
jam fshehur mire
nuk mund të më gjesh
nuk mund të më prekësh
nuk mund të më arrish
dua ta harroj
këtë ditë dhe ditën e djeshme …
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























