LAJMI I FUNDIT:

Tatimi mbi tatimin – kur qytetari bëhet qiraxhi në shtëpinë e vet

Tatimi mbi tatimin – kur qytetari bëhet qiraxhi në shtëpinë e vet
Abdirahim Idrizi

Ka një absurditet që, me kalimin e kohës, e kemi pranuar si normalitet: punojmë, fitojmë, por në vend që të gëzojmë frytet e mundit tonë, shteti na merr pjesën e vet para se të vjen rroga në dorë. Tatim mbi të ardhurat, mbi qarkullimin, kontribute dhe taksa të tjera – të gjitha paraprakisht

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Mirë, le ta quajmë detyrë qytetare. Por ndalemi një çast: me atë që na mbetet, shkojmë të blejmë një bukë, një rrobë, një pajisje… dhe prapë paguajmë tatim – këtë herë nëpërmjet TVSH-së. E dimë se edhe shitësi i atij malli ka paguar tatim. Me fjalë të tjera, malli tatimohet në çdo hap të jetës së tij: kur prodhohet, kur transportohet, kur shpërndahet, kur shitet dhe kur blihet. Tatim mbi tatim, pa fund.


Por kulmi arrihet kur blejmë një shtëpi – me kredi, me vite sakrificash, me mund e djersë. Edhe atëherë paguajmë tatim. Dhe çdo vit më pas, shteti na detyron të paguajmë sërish për të njëjtën pronë. Nëse nuk paguan në kohë? Vjen kamata, vjen paralajmërimi për sekuestrim. Me fjalë të tjera, shteti që u pagua kur e bleve shtëpinë, tani kthehet dhe të thotë: “Ti nuk je pronar, ti je qiraxhi. Për çdo vit, do të paguash qira – përndryshe, shtëpia s’është më e jotja.”

Kështu, qytetari bëhet qiraxhi në shtëpinë e vet. Shteti nuk të sheh më si pronar, por si një banor me qira që duhet të paguajë “harraqin” çdo vit, vetëm që të mbetet brenda mureve të veta.

Kjo logjikë nuk është as drejtësi sociale, as menaxhim i mençur i financave publike. Është një spirale e pafundme që rrënon nocionin e pronës private dhe lë ndjesinë e hidhur se gjithçka që kemi, në të vërtetë, nuk është jona — por thjesht “e lejuar” nga shteti.

Ndërkohë, ata që kanë borxhe të mëdha, që kanë shkelur me vite ligjet dhe detyrimet, që e kanë kthyer shtetin në shërbëtor personal – nuk i prek askush. Por qytetari i zakonshëm? Çdo ditë një barrë e re, një llogari tjetër për të paguar. Për të njëjtat të ardhura. Për të njëjtën pasuri. Për të njëjtën shtëpi.

Në një sistem të tillë, mbetet vetëm një pyetje e hidhur:

Çfarë është më e rëndë – barra e jetës apo barra e tatimeve që e bëjnë jetën edhe më të rëndë? /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dosja e mbetjeve shtazore: Çka thonë dokumentet e çka ministri Peci?

Dosja e mbetjeve shtazore: Çka thonë dokumentet e çka ministri Peci?

Ekonomi
3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

Ekonomi
Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

Ekonomi
A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

Ekonomi
Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare

Viva Fresh siguron 25 milionë euro financim nga BERZH – marrëveshja më e madhe ndonjëherë për një kompani kosovare

Ekonomi
Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Ekonomi
Kalo në kategori