Banka Raiffeisen, Raiffeisen Insurance Broker dhe Kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group, në bashkëpunim me projektin e USAID-it “Mundësitë e reja për bujqësi”, për herë të parë në Kosovë, mundësojnë financimin dhe sigurimin e gjedheve. Ky është një program i iniciuar nga USAID-i i cili ka për qëllim që të rris sigurinë për investime në ferma të qumështit në Kosovë. Programi po ashtu synon të zvogëlojë edhe efektet negative në fermë përmes sigurimit të kompensimit për dëmet e pësuara.
“Sigurimi i gjedheve është një hap shumë i rëndësishëm në tregun bankar të Kosovës. Ne shpresojmë se kjo praktikë do të vazhdojë të zbatohet edhe në sektorët e tjerë të bujqësisë dhe blegtorisë duke pasur kështu një ndikim të drejtpërdrejtë edhe në rritjen e përkrahjes financiare nga Banka si dhe në sigurinë e investimit për fermerët kosovarë”, tha Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen.
Sofo Limaj, Drejtor ekzekutiv i Kompanisë së Sigurimeve SIGAL UNIQA Group AUSTRIA tha se “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA e konsideron edhe bujqësinë dhe blegtorinë si një segment shumë të rëndësishëm të aktivitetit ekonomik i cili ndikon edhe drejtpërdrejt në ekonomitë familjare. Bazuar në këtë dhe në strategjinë dhe vizionin e kompanisë ne po lancojmë një produkt të veçantë për mbështetje të fermerëve me qellim të garancionit dhe sigurisë së investimeve financiare të tyre në këtë sektor. Si lider në tregun e sigurimeve në Kosovë, ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të jemi gjithnjë pranë klientit tonë duke i ofruar produkte inovative dhe shërbim profesional në treg”.
Ndërsa Mark Wood drejtor i projektit të USAID-it Mundësitë e reja për bujqësi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm i cili pritet të ketë ndikim pozitiv në sektorin e bujqësisë në Kosovë. “Sigurimi bujqësor është një mjet i domosdoshëm i menaxhimit të rrezikut për bujqësinë moderne që promovon zhvillimin e një sektori bujqësor më konkurrues përmes investimeve të reja kapitale, përvetësimit të teknologjive të fundit dhe risive të reja në prodhim, përpunim dhe marketing. Përfitimet që rrjedhin nga një treg efektiv i sigurimit bujqësor mund të kenë ndikime të gjera pozitive për Kosovën”, tha Wood.
Sigurimi do të mbulojë vlerën e zëvendësimit të gjedheve me çmimin e tregut nga sëmundjet e zakonshme, aksidentet, ndërhyrjeve kirurgjikale te pësuara për shkak të aksidenteve, ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të sëmundjeve gjate periudhës se sigurimit, helmimeve aksidentale etj. Gjatë marrjes së kredisë, fermeri mund të zgjedhë mundësinë e sigurimit, dhe gjedhet të cilat dëshiron t’i sigurojë. Formulari i marrjes në sigurim plotësohet gjatë vizitës në fermë, bashkë me aplikacionin për kredi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare